Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi i Kinës. Shumica në moshën 65-80 vjeç

Postuar në 30 Janar, 2020 11:10

Shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga koronavirusi në Kinë kanë njohur rritje këto 24 orët e fundit. Raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 7 711, ndërkohë që janë 12 168 raste të tjera të dyshuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 170 dhe sipas ekspertëve kinezë kulmi i infeksionit do të jetë pas 10 ditësh, të infektuarit më të shumtë do të diagnostikohen në prill ose maj për të vazhduar me trajtim në muajt qershor – korrik.

Ekspertët kanë vënë në dukje se coronavirusi është më pak i rrezikshëm se SARS, ndonëse një deklaratë e tillë nuk është shumë bindëse për faktin se në vitin 2002 Pekini zyrtar fshehu të dhënat. Kësaj radhe Kina ka publikuar me shpejtësi të dhënat dhe sipas BBC-së, ajo njoftoi kodin genetik të virusit në kohë rekord. Gara për vaksinën ka nisur menjëherë.

Në një laborator të San Diegos në SHBA shkencëtarët kanë nisur punën për një vaksisë duke përdorur një metodë të re teknologjike të ADN-së, por asgjë nuk mund të jetë gati para mesit të këtij viti. Sërish kjo konsiderohet një kohë rekord.

Koronaviorusi i tanishëm i quajtur “2019-nCoV” çon në një lloj pneumonise që në disa pacientë shkakton vdekjen.

Në të dhënat e deritanishme, shumica e pacientëve që kanë vdekur janë mes moshës 65-80 vjeç, por virusi rezulton fatal edhe për persona që kanë komplikacione të rjera shëndeti. Një 36 vjeçar kinez ka vdekur dhe kjo nuk është shpjeguar, ndonëse ai u shtrua pas tri ditësh me temperaturë, ndërkohë që një grua 48 vjeçare që po ashtu humbi jetën vuante nga diabeti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.