Drejt një vaksine që imunizon njerëzit ndaj rritjes së kolesterolit

Postuar në 21 Qershor, 2017 10:55

Disa shkencëtarë në Europë mendojnë se janë afër realizimit të një vaksine që imunizon njerëzit ndaj ngritjes së nivelit të kolesterolit dhe mandej uljen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare. Studimi është publikuar së fundmi dhe ai përcjell disa rezultate shumë optimiste të testuar te minj, ndërkohë që ka nisur faza e testimit te njerëzit. Vaksina operon sipas parimit të vaksinave konvencionale me ndryshimin se ajo orientohet ndaj një proteine, jo ndaj një bakteri apo virusi. Te minjtë e modifikuar genetikisht u arrit imunizimi me anë të një molekule që prodhon antitrupa ndak proteinës PCSK9, përgjegjëse për ndalimin e pastrimit të kolestetrolit(LDL).  Vaksina quhet AT04A e reduktoi masën e kolesterolit te minjtë me 53%, uli dëmin arterosklerotik me 64%dhe inflamacionin e enëve të gjakut me 21-28%, krahasuar me minjtë e pavaksinuar.

Antitrupat qëndruan funksionalë gjatë gjithë periudhës së studimit. Shkencëtarët mendojnë se nëse vaksian do të japë efekte pozitive në testimet e para, atëherë mund të arrihet në kura të vërteta që do të kërkojnë vetëm injkesione vjetore, diçka shumë më e favorshme sesa ilaçet ditore që përdoren aktualisht.

https://medicalxpress.com/news/2017-06-vaccine-lowers-cholesterol-immuni...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.