vaksina
Deri në pikën e fundit/ Doza të tëra të vaksinës Pfizer shkuan dëm sepse nuk u përdorën shiringat e duhura
Një detaj në kontratën e Pfizer me vendet që presin mbërritjen e vaksinës ka shkaktuar jo pak dhimbje koke në SHBA dhe në Europë ditët e fundit. Në SHBA, si në Evropë, kontratat përcaktohen duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të shishkave.
Pfizer redukton përkohësisht dërgesat e vaksinës anti-CoVid në Europë
Kompania amerikane e prodhimit të vaksinës anti-CoVid-19, do të reduktojë përkohësisht dërgesat në Europë. Lajmi është bërë i njohur nga vetë kompania, por edhe Instituti Norvegjez për Shëndetin Publik që ka njoftuar ujen e sasisë në partinë e parë.
Ne morëm këtë mesazh sot, pak përpara orës 10. Prisnim 43 875 doza nga Pfizer për javën e tretë.mduket se do të marrim 36 075 doza
Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze kundër CoVid-19
Hungaria ka arritur një marrëveshje me palën kineze për përdorimin e vaksinës anti-CoVid-19 të prodhuara nga Sinopharm, kompania kineze. Me këtë vendim Hungaria bëhet vendi i parë që pranon vaksinën kineze e cila thuhet se ka efektivitet 50%, duke u shkëputur kështu nga bllokur europian të cilin e ka akuzuar për ngadalësi në blerjen dhe përdorimin e vaksinës.
Nëse shohim përtej kufijve të BE-së, ne mund të vëmë re se në SHBA, Britani dhe në Izrael, njerëzit po vaksinohen me një shpejtësi marramendëse
MCN Tv zbardh draft/marrëveshjen e qeverisë me Pfizer për vaksinën
Mbërritja e vaksinës anti-CoVid-19 në Tiranë është mbuluar me shumë spekullime për shkak të konfidencialitetit që qeveria ruajti. Megjithatë disa dokumente kanë dalë sot në media, dokumente të cilat provojnë kalimin në doganë të një pjese të dozave, por edhe vendin e origjinës.
E bëri çorap edhe punën e vaksinës
Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.
E gjeti lajmin për të larguar vëmendjen nga Nusreti
OBSh: T'i jepet fund marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje dje që t’i jepet fund praktikës së marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19. Drejtuesi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka vënë në dukje faktin se për shkak të kësaj praktike, vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta nuk po arrijnë do të aksesojnë tregun e vaksinave.
Vendet e pasura kanë shumicën e furnizimeve
BioNTech: Në BE do të ketë probleme me furnizimin e vaksinës anti-CoVid-19
Drejtuesi i kompanisë BioNTech ka deklaruar për revistën gjermane “Spiegel” se furnizimi me vaksinën anti-CoVid-19 mund të ketë probleme në Bashkimin Europian. Sipas tij është ngadalësia e unionit që ka krijuar premisat e një boshllëku në furnizim me vaksinën.
Në këtë moment nuk duket mirë-po hapet një gropë sepse nuk janë aprovuar vaksinat e tjera dhe ne duhet të plotësojmë boshllëkun me vaksinën tonë
Vaksina erdhi. Tani t'i ngrihet kënga
Në internetin shqip rastis të gjesh edhe një mjedis miqësor, ku njerëzia flasin me dëshirë të mirë dhe me nostalgji për një kohë të cilën mesa duket një pjesë prej nesh e kanë kthyer në orientim të asaj që është e mira.
Këngë e filma të para ’90-ës shoqërohen thuajse të gjitha me komente pozitve, me një farë respekti edhe për kohën kur janë realizuar. Në përgjithësi duket se kjo qasje ndodh për arsye të shumta, por këtu duhet të veçojmë së paku tre: e para është nostalgjia si e tillë për rininë, për një kohë ku komuniteti kishte funksione reale.
Qeveria hap vitin me lajmin e vaksinës anti-CoVid-19. Mbetet autorizimi...
Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin e Ri me politikë duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me Pfizer për dorëzimin në Shqipëri të 500 mijë dozave të vaksinës anti-CoVid-19. Një marrëveshje që patjetër është arritur më parë, por z. Rama e ka lënë për 1 janar për të luajtur me hapjen pozitive të një viti që është edhe elektoral.