Vaksinë kundër stresit

Postuar në 16 Qershor, 2018 11:04

Një vaksinë "e mirë" mund të jetë zgjidhja për dëmet e shkaktuara nga stresi në tru! Këtë bësojnë hulumtuesit e Universitetit të Kolorados, pas botimit të një studimi në revistën “Brain, Behavior and Immunity”.

Shkencëtarët vunë re se pasi injektuan disa bakterie të dobishme tek minjtë,  nivelet e proteinave antiinflamatore në tru ishin rritur dhe po ashtu rezistenca ndaj efekteve të stresit, një sjellje më pak e relaksuar dhe më pak stresuese. Vaksinimi tregoi gjithashtu nivele të ulëta të një proteine të quajtur HMGB1, e cilabesohet se e bën trurin më të ndjeshëm ndaj inflamacionit.

Nëse këto rezultate do të jenë të njëjtat edhe te njerëzit, kjo ka të ngjarë të çojë në 'vaksinimin' me këtë mikrobiomë kundër çrregullimeve të humorit si ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik. "Nëse kjo arrihet tek njerëzit, mund të ketë një efekt të rëndësishëm në shumë sëmundje neuro-inflamatore"- thekson Matthew Frank, studiues në Departamentin e Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin e Kolorados

Ankthi, stresi post-traumatik dhe çrregullime të tjera mendore të lidhura me stresin "prekin" një në katër njerëz. Gjithnjë e më shumë të dhënat e hulumtimeve tregojnë se inflamacion i trurit mund të rrisë rrezikun e çrregullimeve të tilla të humorit. "Ne kemi zbuluar se Mycobacterium vaccae mund të bllokojë këtë efekt që shkakton stresin në tru, duke krijuar një fenotip të rezistencës së vazhdueshme ndaj stresit"-vuri në dukje dr. Frank.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.