SHBA: Diskutohet nevoja e vaksinimit edhe për Human Papillomavirus

Postuar në 03 Prill, 2017 12:51

“The Washington Post” shkruante dje për një dukuri që meriton vëmendje e deri më sot është neglizhuar: nevoja për vaksinimin kundër Human Papillomavirus që po çon në rritje të rastit të kancereve oralë. Sugjerimi vjen përmes një rasti të famshëm: aktori Michael Douglas u diagnostiuak katër vite më parë me kancer në fyt për shkak të praktikimit të seksit oral. Douglas e pohoi atë publikisht, duke provokuar debate, pasi me një informacion të tillë zbulohet edhe “higjenca virusale” e partnerit. Sipas shkrimit në fjalë numri i të prekurve nga kjo dukuri është i vogël në SHBA, por shtohet se “ky numër pritet të rritet, referuar edhe disa statistikave që krahasojnë prezencën e HPV në tumore në vitet 1990 dhe 2000”.

Edhe pse HPV është infeksioni më shpesh i transmetueshëm, ai në shumicën e rasteve kalon vetë. Por numri i të prekurve nga kanceri që kanë si burim këtë virus po shkon vetëm në SHBA 30 700 persona në vit.

Për këtë arsye agjencitë përgjegjëse për shëndetin në SHBA po presojnë për vaksinimin e personave të moshës 11-12 vjeç , ndërkohë që vitin e kluar u aprovua marrja e dozave për fëmijë 9-14 vjeç. Ky është një problem që po ngrihet në nivel politikash në SHBA, duke zgjeruar gamën e vaksinimit edhe për një aktivitet kaq njerëzor siç është seksi.

https://www.washingtonpost.com/national/health-science/the-scary-reason-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.