rama

Ashtu është një muhabet

Postuar në 04 Gusht, 2020 14:45

Fatos Nano është padrino. Këtë thoshte Sali Berisha dikur. Madje Nano ishte klan i Zemunit në Beograd.

Pak më vonë, kur ashtu ishte një muhabet, Berisha tha se i kishte bërë akuzat për qëllime elektorale.

Edi Rama është lavatriçja e Ballkanit. Këto thoshte dikur Berisha. Pastaj, në vitin 2008, kur ashtu kishte një hall ra dakord të ndryshonte Kushtetutën.

Gjithë fajin e ka Saliu. Sali Gërdeci… Këto thoshte Edi Rama dhe të vetët për vite më radhë. Pastaj kur u mor pushteti Edi Rama ia la çdo gjë historisë.

Tani po i rreh shpatullat popullit

Postuar në 21 Korrik, 2020 21:09

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me idenë e hapjes së listave të kandiatëve për deputetë. I vendosur mes dy opozitave, z. Rama ka zgjedhur ta justifikojë këtë vendim me faktin se “atë e do populli”. 

Është interesant përdorimi i popullit si alibi në këtë rast, pasi ne e dimë se listat i mbylli i njëjti njeri. Vallë e pyeti popullin z. Rama kur vendosi ndryshimin e kushtetutës dhe mbylljen e listave? 

A mund t’u besosh këtyre? Ku janë sondazhet fituese të Bashës?

Postuar në 13 Korrik, 2020 19:56

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka dhënë sot një intervistë për AbcNews. Intervistë e cila jep sadopak të kuptojë se në ç’gjendje është opozita e sotme shqiptare. Megjithë skandalet e qeverisë, dështimin dhe korrupsionin, opozita detyrohet të gënjejë. Ose për të mos e akuzuar padrejtësisht: detyrohet të besojë gjëra që në asnjë rrethanë nuk mund të besohen. Thotë ndër të tjera, z. Gjata: 

21 janari dhe ndarja e Kosovës, filli i një politike të padukshme

Postuar në 12 Korrik, 2020 00:49

 

Theksimi i gazetës serbe “Danas” se ideja e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve ka 10 vjet që prezantohet nga pushteti në Beograd, hap një mundësi të re faktologjike për të mbështetur një mendim që qarkullon në Tiranë. Dhe ky mendim është se ngjarje që i paraprinë ardhjes së Edi Ramës në pushtet shpjegohen edhe me këto interesa gjeopolitike. 

Një prej tyre është padyshim 21 janari, që mund të konsiderohet si akti i parë ku Edi Rama është protagonist aktiv i një loje më të madhe sesa thjesht rotacioni i pushtetit në Shqipëri. 

Listat po hapen. Situata komike e ekspertit Gjiknuri

Postuar në 11 Korrik, 2020 14:25

Partia Socialiste është për listat e hapura, sepse këtë e kërkon populli.

Partia Socialiste ishte kundër listave të hapura sepse cenoheshin themelet e Republikës.

Çfarë do Partia Socialiste veç karriges, di gjë kush? Dhe ky eksperti i çështjeve zgjedhore dhe prokuruese, Gjiknuri, ka ndonjë mendim për veten që e sheh si aktor komedie në videot e një partie tjetër?

Drejt Europës vetëm si kope votimi e këtyre

Postuar në 09 Korrik, 2020 20:10

Siç mund të pritej opozita aksidentale parlamentare është çarë. Deputetë të saj kanë pranuar të votojnë reformën zgjedhore sipas marrëveshjes PS-PD-LSI. Nëse do të pyesë kush cilët janë këta deputetë, do të mendonim se kemi të bëjmë me ndonjë kuriozitet të dikujt që po zgjidh fjalëkryqet e Kadri Vokopolës në ndonjë lokal. 

Çfarë nuk bëri për këtë foto/takim me Berishën Lideri i Ballkanit!

Postuar në 25 Qershor, 2020 23:31

Gjatë një interviste në  emisionin “Rubikon”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i pëlqen të bëjë europianin e fundit në Ballkan, ka rrëfyer këtë gjoja historiçkëz: 

Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë. 
Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment.

Këta nuk kanë vrarë, po ftesa nga një Gjykatë Ndërkombëtare Antikorrupsion do t'u vinte vallë?

Postuar në 25 Qershor, 2020 04:20

Hashim Thaçi është i pafajshëm, lufta është e lavdishme.
Haradinaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme. 

Fatmir Limaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme.

Nuk ndodh kjo vetëm në Kosovë. Në Maqedoni, Ali Ahmeti deklaroi se ka rrëzuar Perandori. E kishte fjalën për Jugosllavinë. Z. Ahmeti nuk i ka shkuar ndonjë ftesë, edhe sepse në Maqedoni pati qitje sporadike në një kuptim metaforik.

KLSh-në për Dvoranin

Postuar në 23 Qershor, 2020 15:08

Arben Shehu është kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura formalisht ka ardhur nga Ilir Meta dhe kaq ka mjaftuar që besnikët e vijës së ashpër në PS të shohin këtu një dorëzim para presidentit.

Në fakt, për aq sa dihet, Shehu është një socialist, ose më saktë një i afërt shumë me PS-në. dhe për aq sa kuptohet mbi atë që dihet, kandidatura e tij përkon me lëshimin që PS-ja i bër Dvoranit. Pra kokë më kokë. Kjo zakonsisht quhet politikë. Në Shqipëri e quajnë kurs reformash. Por ka të tjerë që e quajnë dorëzim.

Mos t'i biem në qafë. PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet

Postuar në 06 Qershor, 2020 16:32

Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera zotëria:

Pages

Subscribe to RSS - rama