rama

Kryeministri konfirmon: "Furtunën brenda koalicionit e duan edhe “disa shokë të PS-së dhe LSI-së”

Postuar në 12 Gusht, 2015 04:28

Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Dita”. Një nga çështjet e prekura është edhe situata brenda koalicionit qeverisës. Rama pranon se “furtunën brenda koalicionit” e dëshirojnë disa përveç opozitës. “Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

Përplasen dy re mbi Dhërmi, Rama shkrin Shërbimin Meteorologjik

Postuar në 11 Gusht, 2015 14:27

“Zyrtare”, e majta "Dita" në sherr me Fugën e kryeministrisë, pra dhe me Ramën

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:29

Gazeta e majtë “Dita” ka një përplasje tashmë publike me këshilltarin e kryeministrit për mediat Endri Fuga, rrjedhimisht dhe me vetë Ramën. "Dita", një ditë më parë botoi një lajm mbi ndalimin e një piloti gjerman, pse helikopteri i tij duke kaluar mbi Dhërmi i kishte bërë zhurmë kryeministrit Rama. Vetë Fuga shkruante në rrjetet sociale se gazeta “boton një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”.

S'mund të turpërohemi për disa azilkërkues

Postuar në 09 Gusht, 2015 13:33

Deri dje qeveria fajësonte trafikantët për shifrat në rritje të azikërkuesve, por të paktën zyrtarisht nuk ka ndaluar individë apo grupe që nxisnin emigrimin përmes skemave të përfitimit financiar. Përfaqësues të qeverisë që nga kryeministri i pari kanë deklaruar përpara ndërkombëtareve se qeveria është në luftë me fenomenin, por e vetmja punë në këtë drejtim janë thirrjet ndërgjegjësuese të zyrtarëve të dorës së dytë të Ministrisë së Brendshme nga pikat e kalimit kufitar.

Debat televiziv Rama-Vuçiç

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:58

Për herë të dytë kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht. Takimi zhvillohet në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

Pseudonime lideRësh. Fiction dhe nonfiction

Postuar në 03 Gusht, 2015 23:50

PS: Këtu nuk kemi përfshirë "emërtesat" ekskluzive të KPD-së që tashmë dihen e që po kujtojmë: Baçi, Naçi, Muçi, Musa Lavatriçja apo Luan Kadaifi.

Pages

Subscribe to RSS - rama