Debat televiziv Rama-Vuçiç

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:58

Për herë të dytë kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht. Takimi zhvillohet në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel. Ky samit i dytë, që këtë herë mbahet në kryeqytetin austriak, do t’i bëjë një bilanc asaj çfarë është arritur deri më sot pas samitit të Berlinit, mbajtur saktësisht një vit më parë.  Ndryshe nga samiti i Berlinit, ku Merkel, Rama dhe Barroso dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në Vjenë është parashikuar edhe pjesëmarrja në një show televiziv i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, parashikuar të zhvillohet në ora 16:00. “Top-Channel” raporton se një burim diplomatik pranë stafit organizativ të këtij samiti, tha për se në panelin e këtij show televiziv do të jenë kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.  Shfaqja do të prezantohet nga gazetarët Nenad Shebek dhe Zvezdana Kovaç dhe është e konceptuar si një bashkëbisedim me të rinjtë nga vendet e rajonit e që pritet të transmetohet nga një televizon serb. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.