Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit. “Duke dalë nëpër ambjente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e partnerët europiane, të gjithë të angazhuar e me vullnet të qartë për ta pastruar politikën e zyrat publike nga përsonat e inkriminuar e me precedentë të tmerrshëm penale”­ thuhet ne reagimin e PD. Sipas PD, platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në parlament, bashki e zyra të tjera, por Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në zvicer, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve.

Rama prej një jave nuk ka qene i pranishëm nëpër televizione, por një filmim amator e ka sjelle sërish kreun e qeverisë në vemendjen e medias në keto dite pushimesh gushti. Kryeministri Edi Rama është parë pasditen e së enjtes në Kavajë në krah të kryebashkiakut të rizgjedhur, por dhe të shumëpërfolur Elvis Roshi. Të dy kanë pirë kafe në një lokale të hapur në qender të qytetit. 

“Me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Edi Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit, dhe mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë. Çlirimi i politikës dhe i zyrave publike nga krimi nuk ka për t’u mbajtur dot peng nga Edi Rama”­ thotë PD në deklaratën e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.