“Zyrtare”, e majta "Dita" në sherr me Fugën e kryeministrisë, pra dhe me Ramën

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:29

Gazeta e majtë “Dita” ka një përplasje tashmë publike me këshilltarin e kryeministrit për mediat Endri Fuga, rrjedhimisht dhe me vetë Ramën. "Dita", një ditë më parë botoi një lajm mbi ndalimin e një piloti gjerman, pse helikopteri i tij duke kaluar mbi Dhërmi i kishte bërë zhurmë kryeministrit Rama. Vetë Fuga shkruante në rrjetet sociale se gazeta “boton një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”.

Sipas gazetës, rezulton se Fuga kishte bërë presion që ta hiqnin lajmin. “Drejtori i Komunikimit nuk ka paraqitur asnjë fakt në bisedën private që ka patur me redaksinë e "DITA-s", por thjesht ka kërkuar fillimisht me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit nga faqja online. Mesazhet e tij gjenden në celularin e redaksisë me të cilin ka komunikuar, ashtu si edhe emaile më të hershme ku disa fakte të një natyre tjetër janë vërtetë kokëforta”, shkruan Dita.

Për trillin e Ramës ndaj “zhurmave dhe shkaktarëve të tyre” reagoi sot edhe ish kryeministri Berisha, i cili mbase nuk do ta mendonte se për këtë do gjente material tek "Dita".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.