Tani po i rreh shpatullat popullit

Postuar në 21 Korrik, 2020 21:09

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me idenë e hapjes së listave të kandiatëve për deputetë. I vendosur mes dy opozitave, z. Rama ka zgjedhur ta justifikojë këtë vendim me faktin se “atë e do populli”. 

Është interesant përdorimi i popullit si alibi në këtë rast, pasi ne e dimë se listat i mbylli i njëjti njeri. Vallë e pyeti popullin z. Rama kur vendosi ndryshimin e kushtetutës dhe mbylljen e listave? 

Kujtojmë se të gjitha këto ndodhën pas Gërdecit, kur z. Rama u shfaq duke i rrahur shpatullat z. Berisha, një gjest që paratha shumëçka. Më vonë z. Berisha deklaronte se me Edi Ramën kishte bërë reformat më të mëdha, reforma të cilat siç po shihet kanë afate të shkurtra pasi implodojnë pse premisat i kanë tërësisht jashtë interesit të përgjithshëm. Ndaj tani reformat i bëjmë me popullin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.