ps

Ish-ministrja e Kulturës në Francë vijon të tallet, kësaj radhe me të gjithë shqiptarët: “Kur thashë zgjedhje shqiptare iu referova kohës së Enver Hoxhës”

Postuar në 12 Prill, 2016 21:58

A duhet një konfirmim apo dëshmi e “Bashkimit Europian” për të kuptuar se çfarë turpi ishte referendumi, i ashtuquajtur i tillë, në Partinë Socialiste? Natyrisht që jo. Për këtë mjafton vetëm arsyeja më normale. Referendumi ngeci në trajtimin mediatik si një lloj keqkuptimi, fshehur mbas një pyetjeje të padenjë për të thirrur në votim anëtarësinë dhe po vazhdon të prodhojë keqkuptime. Sot u raportua se ai ka shërbyer si një standard në talljen që na vjen pa doganë nga “Bota e qytetëruar”.

Zgjedhjet e vitit 2009 i fitoi Berisha

Postuar në 11 Prill, 2016 20:24

Në emisionin "Zululand" Ben Blushi ka sqaruar disa nga momentet e përballjes së tij me Edi Ramën në PS, duke aluduar për një sëmundje të vjetër të këtij të fundit me zgjedhjet. Sipas Blushit kjo u kuptua që me qëndrimin e kreut socialist pas zgjedhjeve të vitit 2009, që sipas deputetit socialist u humbën nga PS-ja.
Më poshtë intervista:

Kërkesë në PS: Hap Kutitë!

Postuar në 11 Prill, 2016 18:41

Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.

Nami i referendumit “alla laburist” shqiptar shkon deri në Francë

Postuar në 11 Prill, 2016 12:19

Modeli laburist i adoptuar nga Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit duket se pati sukses në planin e brendshëm, por jo në atë të jashtëm. Nisur nga debati për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale në Francë, deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti tha se modeli i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. “ Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm me një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”-thekson deputetja franceze  në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”.

Profesori i PS i paraprin përjashtimit të Blushit

Postuar në 11 Prill, 2016 10:54

Pyetja që shtrojnë socialistët pas referendumit plebishitar në favor të kryetarit të tyre është se çfarë qëndrimi do mbahet me Ben Blushin. Baza në shumë raste është emotive dhe në të tilla situata kërkohet mendimi i më të urtëve ose atyre që në gjuhën partiake quhen “senatorët” e PS. Njëri prej tyre, Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve e sheh Blushin jashtë Partisë Socialiste.

Pro me votën e popullit pushtetar!

Postuar në 09 Prill, 2016 21:26

Politika flet gjithmonë në emër të popullit. Kësaj radhe foli populli për politikën. Natyrisht me vote dhe pjesëmarrje. Referendumi i Partisë Socialiste që u mbajt këtë të dielë ka një veçori sepse mobilizoi atë që mund të quhet populli pushtetar, i cili është vështirë të angazhohet në kauza partiake ndryshe nga populli opozitar që me një fërshëllimë mblidhet në seli apo në shesh. Dhe me pjesëmarrje thuajse plebishitare u vendos që kryetari ka të drejtë.

Logokracia popullore e 97%-it*

Postuar në 09 Prill, 2016 21:09

Mbi këtë fletë votimi, mbi këtë pyetje, ata që zyrtarisht sot shpallen si anëtarë të Partisë Socialiste, kanë votuar masivisht. 97% pro mandatit 7 vjeçar të Edi Ramës.

Rezultati dihet, frika e dështimit të referendumit nga pjesëmarrja e ulët

Postuar në 09 Prill, 2016 10:11

PS mban sot referendumin për kryetarin, për rezultatin e të cilit nuk ka asnjë dilemë dhe sipas mbështetësve të votës pro, më shumë rëndësi ka pjesëmarrja sesa verdikti i popullit pushtetar. Kjo pasi, një pjesëmarrje më pak se 50% e anëtarësisë e bën automatikisht nul referendumin. PS ka të regjistrua rreth 81 mijë anëtarë dhe miimalisht 40 mijë duhet të votojnë. Sfidën më të madhe e ka këshuar jo ai që është protagonist në këtë referendum, por një ministër, cili ka vendosur bast qëndrimin e tij në politikë, nëse pjesëmarrja në referendum do jetë më pak se 50%.

“Referendumi është një “ParaRama Papers””

Postuar në 07 Prill, 2016 15:05

Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.

Pages

Subscribe to RSS - ps