ps

Referendumi: Fitore plebishitare apo publicitare!

Postuar në 06 Prill, 2016 13:31

Data 9 prill sjell në skenën politike të Shqipërisë, mbajtjen e referendumit të PS. Ka gjasa të shumta që referendumi do të jetë thjesht dhe vetëm një formalitet. Vetë kongresi i kësaj partie, mbajtur më 19 mars të këtij viti, formalizoi me unanimitet të plotë statutin e ri, madje me votim të hapur dhe spektakolar, mbi 99 %, gjë që gati e kishim harruar. Delegatët e shumtë në Pallatin e Kongreseve, ngrinin duart sa më lart që të ishte e mundur, për të dhënë votën e tyre dhe pastaj, nga presidiumi numëroheshin kartonat.

Opozita mund dhe duhet të bëjë diçka më shumë sesa vetëm të konstatojë probleme

Postuar në 03 Prill, 2016 20:07

Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje.

“Referendumi i PS-së është i trukuar”

Postuar në 30 Mars, 2016 18:03

Ben Blushi ka deklaruar sot se procesi referendar në Partinë Socialistë është i trukuar. Fakti që nuk ka fushatë e provon një fakt të tillë dhe për këtë arsye, kongresi i fundit konfirmoi vrasjen e të drejtës së votës në PS. Nga data e referendumit mbeten vetëm 10 ditë, por nga sa është përcjellë në media, asgjë nuk është bërë për të lobuar mbi anëtarësinë socialiste.

Plani sekret i PS-së për të shpëtuar Strazimirin nga arrestimi

Postuar në 30 Mars, 2016 05:32

Pas lajmeve të tipit “Strazimiri drejt burgut” dhe kallëzimit penal për të nga PS-ja, një ekip i ngushtë drejtues i kësaj të fundit është mbledhur me urgjencë dhe ka vendosur komunikim direkt me Lulzim Bashën.

Arsye është shmangia e arrestimit të Strazimirit, deputetit i dyshuar se mbante një armë gjatë protestës te Parku i Liqenit, pasi kjo do të konsumonte mendimin që po ngjizet se reforma në drejtësi do të çojë në pranga Doktorin, qoftë edhe për një ditë, pasi...arrestimi i një deputeti është arrestim i një deputeti. Dhe nuk mund të digjet momentumi për një arsye kaq banale.

Fjalë të mira për partinë edhe nga të dëbuarit

Postuar në 25 Mars, 2016 11:13

Arben Malaj ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku prononcohet për debatet në Partinë Socialiste, për vendimet e Kongresit, referendumin dhe çështjen e zgjedhjeve. Thotë Malaj: “Referendumi ka legjitimitetin e votës mbështetëse të Kongresit. Ballafaqimi i alternativave për të cilat do të votohet nuk duhet të jetë një luftë e përditshme mediatike. Aksesi mediatik i Kongresit, si edhe diskutimet dhe debatet televizive rreth tij kanë krijuar mundësinë që votuesit të jenë të informuar për argumentet pro dhe kundër.

Freshistë 'par exellence'

Postuar në 23 Mars, 2016 02:19

Berlusconi është i majtë dhe i preferuar nga disa anëtarë të FRESSH-it, që pranojnë të flasin për kamerën e emisionit “Stop”. Por edhe sikur kjo të jetë një padije e gjeneratës së re, nuk mund të mos të respektosh veten dhe të habitesh(akoma) kur të rinjë që ende nuk kanë mbushur 22-23 vjeç kanë idhuj brend radhëve të partisë. Kryevepra është përgjigja ndaj pyetjes: “Pandeli Majko dhe Ilir Meta dolën nga FRESSH dhe u bënë kryeministra. Po ju?” Përgjigja: “Ku i dihet!”. E vërtetë, ku i dihet në këtë vend!

Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë

Postuar në 22 Mars, 2016 19:52

Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe si kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.

Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.

Pyetja për referendumin e PS

Postuar në 21 Mars, 2016 13:17

Baza e PS-së, e thërritur në një referendum për mandatin e kryetarit të partisë do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill. Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i japë përgjigje baza, sigurisht me një pohim apo mohim, duke i dhënë rrugë edhe cështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.

Lart e më lart...

Postuar në 20 Mars, 2016 15:44

Kongresi i Partisë Socialiste përfundoi dhe ovacionet në kësi rastesh janë të pashmangshme nga ata që janë pjesë e tij. Shpresa se analizën reale do ta bëjnë ata që kanë përvojë në këto punë e zhbën disi një intervistë e Servet Pëllumbin për gazetën “Dita”, sipas të cilit Kongresi e çon PS-në në drejtimin e duhur. “U konfirmua një mbështetje e fuqishme për këtë mazhorancë qeverisëse dhe për reformat e thella që ajo ka ndërmarrë.

Kongresi pranon propozimin e Ramës, PS shkon në referendum në 9 Prill

Postuar në 19 Mars, 2016 22:06

Kongresi i Partisë Socialiste u mbyll pa supriza. Propozimi i kryetarit Edi Rama që anëtarësia të shkojë në referendum për të interpretuar statutin në lidhje me zgjedhjen e kryetarit u hodh në votë nga sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi,dhe u miratua në shumicë nga delegatët. Rama foli për një skenar  dhe axhendë personale të Ben Blushit që sipas tij ka për qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa vetë Blushi deklaroi se çdo referendum që synon të zëvendësojë zgjedhjet është nul.

Pages

Subscribe to RSS - ps