Pro me votën e popullit pushtetar!

Postuar në 09 Prill, 2016 21:26

Politika flet gjithmonë në emër të popullit. Kësaj radhe foli populli për politikën. Natyrisht me vote dhe pjesëmarrje. Referendumi i Partisë Socialiste që u mbajt këtë të dielë ka një veçori sepse mobilizoi atë që mund të quhet populli pushtetar, i cili është vështirë të angazhohet në kauza partiake ndryshe nga populli opozitar që me një fërshëllimë mblidhet në seli apo në shesh. Dhe me pjesëmarrje thuajse plebishitare u vendos që kryetari ka të drejtë. “As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime. Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një "PO" shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”-shkruan Rama për fitoren e tij në facebook.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ne kohe te qemotit jo shume te larget ne nje rreth te Shqiperise se Mesme perdorej nje llaf qe thoshte: "Ina qi ina a qina?". Keshtu si po duken bathet ne Shqiperi "Ina qi Ina a bojm edhe nji referendum tjeter qi thote kur PS eshte ne qeveri dhe Kryetari i saj kryen detyren e Kryeministrit, ai, pra Kryetari automatikisht shpallet edhe President i Republikes, Kryetar i Gjykates Kushtetuese dhe Kryetar i Parlamentit" E mo mire, kete te fundit po e heqim se nuk e pranon Likja dhe deshton Referendumi.

Submitted by Mendeploti (not verified) on

Ky zoteria, i vemencmi, ka dashur te thote dicka, por ka bere humor banal.
Edhe vete Kavajso-Peqinso-Elbasanllite, nuk i perdorin me.
Ka ikur ajo kohe.
Edhe ky, si puna e Gon Llakes, humor Bathoreje ka bere.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

E kush te tha ty qe eshte humor, me serioze nuk behet, pse ti ke kundershtim per ate referendumin qe e ben Kryetarin e PS automatikisht edhe President? O te perjashtojme na Partia tya.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.