Ish-ministrja e Kulturës në Francë vijon të tallet, kësaj radhe me të gjithë shqiptarët: “Kur thashë zgjedhje shqiptare iu referova kohës së Enver Hoxhës”

Postuar në 12 Prill, 2016 21:58

A duhet një konfirmim apo dëshmi e “Bashkimit Europian” për të kuptuar se çfarë turpi ishte referendumi, i ashtuquajtur i tillë, në Partinë Socialiste? Natyrisht që jo. Për këtë mjafton vetëm arsyeja më normale. Referendumi ngeci në trajtimin mediatik si një lloj keqkuptimi, fshehur mbas një pyetjeje të padenjë për të thirrur në votim anëtarësinë dhe po vazhdon të prodhojë keqkuptime. Sot u raportua se ai ka shërbyer si një standard në talljen që na vjen pa doganë nga “Bota e qytetëruar”. U tha se ish-ministrja e kulturës e Francës Aureli Filipeti, aktualisht deputete e krahinës së Mozeles, kishte deklaruar se “e majta franceze nuk duhet të bëjë zgjedhje sipas modelit shqiptar”.

Po ku e ka patur vallë fjalën ish-ministrja franceze? Sipas “Vizion Plus” që e kontaktoi, ish-ministrja e paska patur fjalën për periudhën e Enver Hoxhës në Shqipëri. “I dashur zotëri më vjen keq për këtë keqkuptim, por kur në politikën franceze përdorim shprehjen zgjedhje shqiptare, me këtë kemi parasysh periudhën e diktaturës, kohën kur kishte vetëm një parti dhe kandidati i saj merrte 99 % te votave. Nuk kisha parasysh Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe më vjen shumë keq që kjo gjë është keqinterpretuar”, deklaron ish-ministrja franceze(http://vizionplus.al/deputetja-franceze-flet-per-vizion-plus/).

VP shton se: “E majta franceze është në prag të zgjedhjeve dhe në qëndrimin e saj të publikuar nga gazeta “Le Parisien”, zonja Filipeti shprehej se socialistët që mbështesin Fransua Hollonde kërkojnë që ai të rilegjitimohet dhe të forcojë më tej pozitat, duke mos pranuar garën reale. Partia e socialistëve francezë e ka shtyrë për në muajin qershor marrjen e vendimit, nëse do të ketë një apo disa kandidatë në zgjedhje për kreun e saj”.

Pra në Shqipëri qenkan keqkuptuar me ish-ministren, e cila ka lindur në vitin 1973, pra ka qenë 17 vjeç kur në Europën Lindore nisën ndryshimet. Ngjan diçka e pazakontë që referenca për zgjedhjet të jetë për periudhën e Enver Hoxhës, i cili kishte si specifikë se nuk konkurohej fare. Por nga një ministre Kulture e Francës me siguri që nuk ka vend befasia në çështje të historisë, pasi kjo e fundit është i vetmi tregues kulture së fundmi.
Ajo që të lë pak skeptik është edhe fakti nëse regjimi i Enver Hoxhës njihet edhe për mungesën e zgjedhjeve përveçse të zezave të tjera që i janë njohur me kohë! Ndoshta është edhe kjo e vërtetë, ndërkohë që ky zakoni i “keqkuptimit” është një zakon krejt i ngjashëm me atë që e majta zyrtare shqiptare përdor rëndom si argument në raport me mediat.

Comments

Submitted by uau (not verified) on

Kjo ish-ministrja qenka e datelindjes 1973 ? Po kjo qenka me plake se gjyshja ime ! Cudi jetika edhe ne France e njohur boterisht per mode, kozmetike e gra te bukura.
Kjo na kujtoka neve kohene Enver Hoxhes. Pse nuk u kujton bashkekombasve te saj kohen e Patenit , qeverive kuislinge qe ishin thjesht shrebetore te Hitlerit ? Pse nuk u kujton kohene e "lavdishme te De Golit kur Algjerianet, afrikanoverioret, vietnamezet e pjesa tjeter e indokines vriteshin si miza e vidheshin pasurite e vendeve te tyre me "ligj e shtet te se drejtes" ne menyre qe e jema e kesaj buces te jetonte e lumtur ne vendin e "legalite, liberte e fraternite".
Franca eshte shteti me kurve qe ka pare ndonjehere historia. Shteti qe mbahej per i forte dhe u dorezua pa mbushur 24 ore dhe per cudi ne fund te luftes na cilesohet si fitimtar. Eshte ky shtet i forte qe e shohim sot kur ka boxhin per fryme me te larte se Greqia, ku Kryeministri Holande ka bere histori vetem per dashnoret qe nderonte dhe shkonte tek to ne motor Vespa qe mos e shihnin, por kur ndodhen atentate terroriste nuk kishte as me te voglin njoftim nga "inteligjenca" e saj aq sa ate dite do te shkonte edhe kryeministri ne stadium. Kur pese gabele dolen me kallash ne dore ne rruget e Parisit dhe vrane sa deshen duke shkuar nga nje restorant tek tjetri e polica thjesht bente sehir. Edhe kur nderhyne "forcal speciale" ne ate teatrin dekadent, rezulatti qe nje katastrofe. I kemi pare te gjithe filmimet amatore ku secili vraponte per te shpetuar koken si te mundte e gjekundi nuk duket mbrojtja e shtetit.
Keto le te shohe ish-ministrja me pamje te nje fshatereje pa toke, e te mos shkoje aq larg , deri ne shqiperi, por le te kujtoje se Franca qe ajo e di per vendin simbol te lirive, eshte edhe vendi ku jane kryer masakrat me te medha qe njeh njerezimi, me te medha se ato te Hitlerit.
P.S. Nuk dua kursesi te mbroj socialistet e ripjelljes, madje mendoj se nje pjese idiotlleqeve qe po ben shalegjati i ka pare ne France, kur ishte refugjat atje.

Submitted by Frankofoni (not verified) on

Qenka moshatare me Lul Bashen. E martuar eshte ?
Po qe beqare, le te beje nje xhiro ketej, se kur te ike, te jete e sigurt se do te jete vete e dyte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.