ps

Mesatarja e Rilindjes në dy tekste të ngjashme...

Postuar në 02 Qershor, 2016 18:54

Sot në Parlament Ben Blushi zhvilloi një polemikë me disa përfaqësues të Partisë Socialiste mbi atë se çfarë do të thotë të jesh socialist. Fjala është për socialistin si model i përpunuar i njeriut të angazhuar zyrtarisht majtas në Shqipëri dhe jo për socialistin si zbatues dhe asimilues i një doktrine. Kjo polemikë, e provokuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ngrihet mbi hipotezën se cilësimi socialist në Shqipëri është pozitiv, nisur nga ajo që socialistët kanë krijuar në politikën shqiptare.

Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!

Postuar në 28 Maj, 2016 16:47

Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit.

Koço Kokëdhima vazhdon të prezantohet si deputet!

Postuar në 28 Maj, 2016 10:36

Ndonëse ka humbur mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima vazhdon t’i prezantohet anëtarësisë socialiste si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për rajonin e jugut Kokëdhima ka monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës lokale në Vlorë dhe Himarë dhe pyetjes së gazetarëve për rolin e tij në këtë proces ai është përgjigjur se  operonte në terren me këtë status. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.

Lustracion me Flamur Nokën nga partia e Gramoz Ruçit

Postuar në 26 Maj, 2016 16:50

Flamur Noka është bërë papritur protagonisti i madh i politikës së ditës. Rrufepritësja e politikës difensive të Partisë Socialiste, e cila ndonëse në pushtet, vijon të luajë në mbrojtje. Çfarë ka bërë Flamur Noka?

E padobishme ndihma e ambasadorëve për kryeministrin. Reforma kalon nga dyert e PD-së

Postuar në 25 Maj, 2016 22:10

Partia Demokratike po i qëndron idesë se drafti final i reformës në drejtësi është përgjegjësi e legjislatorit duke hedhur indirekt poshtë alibinë e mazhorancës dhe kryeministrit që janë fortifikuar pas togfjalëshit: Komision i Venecias. Në një prononcim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi se drafti i tretë, i propozuar nga PD-ja duhet marrë në shqyrtim.

Dueli Basha-Nishani dhe “kryeministri” Meta

Postuar në 17 Maj, 2016 21:56

Në lajmin për takimin e djeshëm Basha-Majko, Top Channel-i kishte përdorur titrat “Takimi ‘presidencial’ Majko-Basha”. Pamjet ekskluzive të takimit, të transmetuara nga ky televizion, lënë të kuptohet se takimi mund t’i jetë lajmëruar më parë nga organizatori i tij, Majko, dhe se zgjedhja e fjalës “presidenciale” në titra mund të mos ketë qenë e rastësisshme.

Sinjale të qarta të divorcit PS-LSI

Postuar në 17 Maj, 2016 13:45

Martesës 3 vjeçare të Partisë Socialiste me LSI-në duket se po i vjen fundi. Paradoksi është se një parti si LSI që është në qeveri sulmon qeverinë për mungesë investimesh, duke dashur të përçojë idenë se orientimi i investimeve ka prapavijë të qartë politike për të dëmtuar LSI- në. Deklaratat e fundit janë bërë nga deputeti Gjovalin Kadeli. Ai tha se Lezha dhe Shengjini jane diskriminuar nga qeveria dhe se investimet kanë shkuar të gjitha në jug të vendit.

Derexheja social-rilindase. Kryetari ka humbur qetësinë dhe u bërtet deputeteve femra

Postuar në 11 Maj, 2016 13:38

Diskutim mes socialistësh dhe rilindësish, dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pas ikjes së ambasadorëve, Lu dhe Vlahutin.

DEBATI

Narratorët e 21 janarit 2011

Postuar në 29 Prill, 2016 14:47

Materialet video që po publikojmë më poshtë janë shpërndarë nga Partia Socialiste në ditët që pasuan ngjarjen e 21 janarit 2011. Është një montim me karakter propagandistik, një investim mbi klimën hiperemotive të krijuar ato ditë, në të cilën PS-ja dhe kryetari i saj, mëtuan të shfaqeshin si zëdhënës të një të drejte të shkelur dhe të një opozite që shtypej. Ndiqni me vëmendje termat që përdoren, muzikën, tonin dramatik të përdorur dhe mandej sillni në vëmendje termat e fundit të përdorur “aksidentalisht” në gjykatë nga këta që në video shfaqen si luftëtarë të paepur për drejtësi.

Pages

Subscribe to RSS - ps