ps

Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve

Postuar në 29 Prill, 2016 11:02

Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.

Një kallëzim penal për Berishën që provon se socialistët kanë një problem me Prokurorinë

Postuar në 25 Prill, 2016 15:55

Partia Socialiste, Grupi i saj Parlamentar, do të depozitojë kallëzim penal për deputetin Sali Berisha. Kjo është bërë e njohur nga deputeti socialist Alfred Peza, gjatë një interviste në “News24”. Peza tha se Berisha ka shkelur Kushtetutën, se ai ka bërë thirrje kundër rendit kushtetues, kur ka kërkuar që qytetarët të armatosen, ndërkohë që propozimin për miratimin e një ligji për armët e ka bërë pasi ka shprehur thirrjet e sipërcituara.

170 mijë vende pune? 300 mijë në 4 vjet?

Postuar në 25 Prill, 2016 11:44

Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre,  tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.

Elita e "shokëve dhe shoqeve". Ne kryesinë e PS, Erion Veliaj, Vangjush Dako, Olta Xhaçka etj..

Postuar në 23 Prill, 2016 18:05

Në përfundim të numërimit të votave të Asamblesë Socialiste është konfiguruar edhe kryesia e re e kësaj partie, që në gjuhën statuore është sanksionuar si “shokët dhe shoqet” e kryesisë. Ajo që bie në sy është futja në kryesi e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ndërsa në listën e grave bie në sy futja në kryesi e shoqeve, Olta Xhaçka, dhe Evis Kushi. Emrat e kryesisë janë propozuar nga kryetari Rama

Kryesia e re sipas votimit te Asamblese

 

20 anetare

13 burra

7 gra

 

“Një Frikë e Mbuluar Keq”

Postuar në 23 Prill, 2016 15:02

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk pranoi të fuste në rend dite rezolutën për hapjen e kutive të votimit të referendumit të 9 prillit. Një referendum i diskutueshëm për nga mënyra e organizimit, transparenca, ndershmëria dhe vlera e tij politike. Rezoluta u propozua nga deputetët Blushi dhe Mimoza Hafizi, por ajo u hodh poshtë e bashkë me të u hodh poshtë edhe një histori opozitarizmi, edhe kështu thjesht dhe vetëm verbale, që PS-ja organizoi kundër Sali Berishës, por që nuk e mishëroi dot asnjëherë.

“Rilindja, monument mediokriteti që po e shkatërron Shqipërinë”

Postuar në 23 Prill, 2016 13:25

Para punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi, tashmë jashtë kryesisë së saj, bëri këto komente për atë që po ndodh në subjektin politik ku aderon:
“Çfarë është Rilindja? është një lavatriçe e mediokritetit. Rilindistët e kanë çuar shumë mbrapa në 3 vjet Shqipërinë. Unë nuk mund të isha pjesë e kryesisë. Si janë futur njerëzit në PS? Ata që bëjnë tender: tenderin se kush shan më shumë dhe ata që kanë mbushur kutitë. Rilindja është kanabiste.

Mjafton të jemi mbi treshin

Postuar në 23 Prill, 2016 11:16

Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i konfirmuar në referendum si kryetar legjitimi i partisë që ka fituar zgjedhjet dha një vlerësim mbi pritshmëritë ekonomike, duke vendosur dhe një objektiv që qeverinë e gjen të kënaqur, por që në terma praktikë nuk pritet të ketë ndonjë efekt në rritjen e mirëqënies për qytetarët. "Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, duke qenë statistikisht në rregull me çfarë i komunikohet nga Ministria e Financave.

Pronarët humbasin. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidentit. Prona zgjidhet sipas midesë së të “majtëve” edhe njëherë

Postuar në 21 Prill, 2016 16:57

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës për ligjin e ri të pronave. Raportimi bëhet “News24”(http://www.balkanweb.com/site/kushtetuesja-shqyrton-kerkesen-e-nishanit-...).

Taulant Balla, kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i PS

Postuar në 19 Prill, 2016 11:05

Taulant Balla është një prej kandidatëve që mund të marrë drejtimin e Asamblesë, së Partisë Socialiste, post të cilin aktualisht e mban Gramoz Ruçi. Siç raporton gazeta "Shqip" Balla është një prej deputetëve më aktivë në PS, ku së fundmi ka qenë edhe zëri kryesor në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputeti Ben Blushi për çështje të brendshme të partisë. Përveç Ballës, një tjetër deputet që lakmon këtë post është Koço Kokëdhima, i cili madje kishte përgatitur edhe një platformë për mënyrën e riorganizimit të PS-së të konceptuar si “Stina e re në PS”.

Një mesazh për socialistët e grevës së urisë që mbushën kutitë e referendumit

Postuar në 13 Prill, 2016 12:28

Nisur nga publikimi i një video që tregonte se në disa qendra u votua më shumë se një herë nga i njëjti person në referendumin e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi u kujtoi socialistëve grevën e urisë në 2009-ën për hapjen e kutive duke thënë se janë po ata që kanë mbushur kutitë këtë radhë për të shpallur Edi ramën fitues të referendumit. “Ka ardhur koha që ata që i kërkuan Saliut hapjen e kutive dhe shkuan në grevë urie. kanë bërë të njëjtën gjë, kanë mbushur kutitë si Saliu.

Pages

Subscribe to RSS - ps