Pronarët humbasin. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidentit. Prona zgjidhet sipas midesë së të “majtëve” edhe njëherë

Postuar në 21 Prill, 2016 16:57

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës për ligjin e ri të pronave. Raportimi bëhet “News24”(http://www.balkanweb.com/site/kushtetuesja-shqyrton-kerkesen-e-nishanit-...).

Presidenti e kishte vlerësuar ligjin si antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet europiane. Ligji është debatuar shumë, pasi ai mohon nocionin e kthimit kundrejt atij të kompensimit si dhe vendos si standard komensimi një normë të padëgjuar, duke e trajtuar pronës në zërin kadastral që ka patur në momentin e shpronësimit. “Përmes këtij ligji shkelet parimi i sigurisë juridike në trajtimin e kompensimit financiar të pronës të njohura dhe të dhëna për kompensim prej vitesh, për sa kohë Qeveria synon që përmes këtij Ligji, t’i kthehet llojit të tokës në momentin e shpronësimit. Kjo do të thotë të bësh një rishikim të vendimit përfundimtar që ka kthyer kompensuar pronën. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr. 27, dt.26.05.2010 ka konkluduar se: Situata paraqitet ndryshe kur një subjekt pretendon se një akt shpronësimi i cenon të drejtat e veta pasurore ose reale. Duke qenë se jemi para një interesi publik, subjekti kërkon mbrojtjen e interesit të vet të ligjshëm dhe për këtë qëllim kundërshton aktin publik, i cili ka karakteristikat e aktit administrativ. Për pasojë Gjykata konstaton se shqyrtimi i së drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata”, thuhet në relacionin e presidentit.

Qeveria nga ana e vet ka deklaruar se ligji zgjidh problemin e pronësisë për 10 vjet, njësoj si ato premtimet që mandej cilësohen të përmbushura sipas optikës së kryeministrit të radhës. Gjithsesi vendimi i sotshëm heq çdo shpresë se çështja e pronës do të zgjidhej duke respektuar minimalisht të drejtën e pronës, më tepër sesa atë të pronarëve.  

Comments

Submitted by Layini i vjeter (not verified) on

Me mire nje vdekje e shpejte, se sa nje vdekje e gjate dh e pa fund, qe i cmendi pronaret e vertete, dhe beri pronare Sali Berishen me malokhanet e vet.
Turp per kete shtet, pa breke ne bythe.
Pse nuk u merr malokeve, tokat e veta, atje ku i kane, dhe t'i fuse ne inventarin e shtetit ?
Keto toka, t'u jepen me kompensim pronareve te vertete, ne raportin, nje meter toke ne TR apo DR, me njeqind meter katror atje, ne fe te se emes ku i kane malokhanet tokat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.