Taulant Balla, kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i PS

Postuar në 19 Prill, 2016 11:05

Taulant Balla është një prej kandidatëve që mund të marrë drejtimin e Asamblesë, së Partisë Socialiste, post të cilin aktualisht e mban Gramoz Ruçi. Siç raporton gazeta "Shqip" Balla është një prej deputetëve më aktivë në PS, ku së fundmi ka qenë edhe zëri kryesor në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputeti Ben Blushi për çështje të brendshme të partisë. Përveç Ballës, një tjetër deputet që lakmon këtë post është Koço Kokëdhima, i cili madje kishte përgatitur edhe një platformë për mënyrën e riorganizimit të PS-së të konceptuar si “Stina e re në PS”. Asambleja Kombëtare, e cila në përmbajte të saj ka 174 anëtarët e rinj të votuar në Kongres do të mblidhet të shtunën për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Asamblesë Kombëtare, i cili automatikisht merr edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ose thënë më thjesht numrit 2 të Partisë Socialiste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.