Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!

Postuar në 28 Maj, 2016 16:47

Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit. Në këto rrethana kryetarit të Shqupit Berisha dhe kukullës së tij Basha, po u drejtojmë këto pyetje; Zotërinj shqupista, po për dënimin dy herë me burg të deputetit tuaj Alban Zeneli, në 1992 dhe 1996, çfarë keni për tu thënë shqiptarëve? Meqenëse sipas asaj që ju predikoni, faji nuk është i deputetit të dënuar, por i juaji që e vendosët në listë, ç'mund të thoni dhe çfarë qëndrimi mbani ju për Flamur Nokën dhe Alban Zenelin?”

Kësaj pyetjeje PD-ja i është përgjigjur me një njoftim për shtyp, në të cilin është treguar kujdes i posaçëm që gjuha e përdorur ta përçojë sa më mirë reciprocitetin ndaj personit që sot ndodhet në detyrën e zëdhënëses së PS-së . “Nuk mund të gjente Edi Rama person më të përshtatshëm për të bërë gargarë me jargët e tij, se sa Elisën e traut të ngritur, që krekoset nëpër tavolina miqsh se ka bërë 5 milionë euro për një vit në dogana. Po ç’turp mund të ketë Rama dhe Elisa e tij që hapën gropën më të madhe ne historinë e doganave me 1 milionë dollarë vjedhje në ditë. Syri ju sheh vetëm para, dollarë, euro, ndaj nuk arrijnë të dallojnë vrasesit, tutorët, trafikantët, nga një aksident rrugor 24 vite më parë. Elisa e traut të ngritur u përdor dhe sot për te vënë barazinë mes krimeve të tmerrshme e ç’njerëzore të Frrokut, Nokës, Bushit, Roshit, Prengës, Bardhit, me arratisjen nga Shqipëria e Ramizit. Elisa e traut të ngritur duhej të ishte në kaushin e plehrave për evazion, por me Ramën atë se kap drejtësia. Drejtësia do të bëhet, dekriminalizimi do të bëhet dhe jargët që dalin nga selia e Ramës nuk e pengojnë dot”, thuhet në njoftim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.