ps

Edi Rama rinovon kontratën me PS

Postuar në 28 Shkurt, 2016 17:37

Sekretari për Kordinimin në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa bëri sot publik ndryshimet në statutin e Socialistëve. Drafti propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kryetarit kur partia është në pushtet dhe kur është në opozitë. Kjo konsiton në votimin e kryetarit sipas parimit "një anëtar një votë" kur partia është në opozitë dhe rinovimin automatikisht të mandatit kur partia është në pushtet.

Rama: PS në proces transformimi, po hapemi si parti

Postuar në 27 Shkurt, 2016 13:55

Krenar për PS-në, si e vetmja forcë për Shqipërinë e së ardhmes, është shprehur kryeministri Rama pas votimit për delegatët e Tiranës në kongresin e Partisë. Ai ka numëruar proceset e shumta zgjedhore që janë bërë vetëm në një muaj në PS, Rama ka deklaruar se janë këto procese që bëjnë diferencën mes PS dhe të tjerëve.

PD-ja bojkoton komisionet parlamentare dhe kërkon përjashtimin e Kryeministrit nga punimet e Parlamentit

Postuar në 26 Shkurt, 2016 14:59

Pas kërkesës të Grupit Parlamentar të PS-së për përjastimin nga punimet e Kuvendit, për 10 ditë, të  tre deputtevë demokratë që sulmuan me vezë kryeministrin, PD-ja është përgjigjur po njësoj. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i saj, Lulzim Basha deklaroi se do të kërkohet zyrtarisht përjashtimi i kryeministrit dhe se PD-ja do të bojkotojë punimet e komisioneve parlamentare. “Nuk ka asnjë përmirësim të situatës, pasi kryeministri Rama në seancën e fundit parlamentare provokoi deputetët e opozitës, deri në fyerje, që u bë shkak për goditje me vezë.

Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:33

Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:

A ka vendim të PS-së për përjashtimin e Armando Prengës? Tri ditë më parë figuronte si pjesë e Grupit Parlamentar

Postuar në 24 Shkurt, 2016 15:31

Sot Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Në një prej pikave të veta, opozita propozon që: “Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Fjalia e parë e paragrafit 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

Letër për interpretimin e shkeljeve statutore. PS-ja në debatin e disa viteve më parë

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:20

Kishte vite që nuk i dëgjohej më emri, por këto ditë Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste do të duhet të shprehet për zbatimin e dokumentit kryesor të partisë: Statutin. Përmes një letre të firmosur nga disa përfaqësues, anëtarë të PS-së, kërkohet interpretim për shkeljet që ata kanë konstatuar. “Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së  PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese.

Rama-Meta, c’est la vie

Postuar në 18 Shkurt, 2016 13:49

Në ecejaket nëpër Shqipëri, Rama duket mjaft elektoral, duke ushqyer bindjen apo iluzionin, që ai, Kryeministri, nuk e përjashton, që zgjedhjet, mund të jenë edhe më afër se viti 2017. Nga ana tjetër, edhe Meta, që është pa dyshim, tradicionalisht, më rrënjë-thelli në lidhjet e përditshme me bazën e partisë së vetë, që dhe është, që në lindje të vetë, një “korparmatë” elektorale, duket se komunikimet me bazën dhe njerëzit që e popullojnë atë, i ka në intensitet të plotë.

Fronti Demokratik dykrenor/PD: “Me një anëtar një votë vendimet e rëndësishme”. PS: “Kemi shumë anëtarësime. Mbështetje për reformat”

Postuar në 13 Shkurt, 2016 15:59

Dy partitë kryesore të Shqipërisë, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë aktualisht në proces zgjedhor. Ja sesi e paraqesin përfaqësuesit e të dyja partive atë që po ndodh me zgjedhjet.

Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion

Postuar në 12 Shkurt, 2016 11:11

Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.

LSI vs PS për Byronë e Hetimit

Postuar në 10 Shkurt, 2016 17:46

Miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit ngjan si një lëvizje e papritur nga qeveria  po t’i referohemi deklaratave të krryeministrit se ngritja e kësaj njësie  do të ishte pjesë  e paketës për reformës në drejtësi dhe për  këtë do të pritej mendimi i Komisionit të Venecias. Tv Klan raporton se drafti që kaloi në qeveri u kundërshtua nga ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ndonëse pak orë më vonë kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp për të përshëndetur vendimin.

Pages

Subscribe to RSS - ps