opozita

Kusht për reformën zgjedhore, largimi i Damian Gjiknurit

Postuar në 04 Korrik, 2019 12:19

Opozita parlamentare deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen e çdo nisme të Kuvendit, me miratimin e reformës zgjedhore sipas kërkesës që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Deputeti Ralf Gjoni kërkoi largimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i reformës zgjedhore dhe Ulsi Manjës nga Komisioni i Ligjeve derisa gjykata të hetojë përgjimet për ndikimin e tyre në proceset zgjedhore.

Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit

Postuar në 01 Korrik, 2019 17:27

 

Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.

Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.

Shumicë që polemizon për pjesëmarrjen

Postuar në 30 Qershor, 2019 22:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur një paaftësi të çuditshme kur nuk ka arritur të nxjerrë dot me saktësi në kohë reale përqindjen e pjesëmarrësve në votime. Një orë përpara mbylljes së kutive, u njoftua për 19.4%, pak më vonë për 21.6%.

Zgjedhjet e lira, obligim i veçantë i partive opozitare!!!

Postuar në 28 Qershor, 2019 16:06

Deklaron sot ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz:

S'ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Parrullë që vlen vetëm për sezonin e verës

Postuar në 27 Qershor, 2019 16:35

Presienti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor si një datë alternative për zgjedhjet lokale. Më tej, Ilir Meta ka dhënë edhe një garanci: në këtë datë nuk do të ketë një bashki të vetme pa një kandidaturë konkuruese krahas asaj të PS-së.

Edi Reflekto! Ja motoja e Presidentit, ndërkohë që zëdhënësi i tij, Petrit Vasili ka deklaruar se LSI-ja këtë datë e pranon.

Historiani Schmidt: PD-ja nuk ka alternativë thelbësore ndaj qeverisë

Postuar në 27 Qershor, 2019 16:07

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, flet për strukturat autoritare në Shqipëri, mungesën e alternativave të besueshme partiake dhe dilemën e votuesit. Sipas historianit në fjalë problemi aktual politik në Shqipëri ka të bëjë edhe me dobësinë organike të opozitës. 

Profesor Schmitt, ju po e ndiqni debatin aktual në Shqipëri. Dhe pyetje e ditës është: Të votosh, apo të mos votosh. Çfarë do të bënit ju, po të ishit shqiptar?

"S’ka nevojë për përplasje në 30 qershor, mjafton bojkotimi”

Postuar në 07 Qershor, 2019 16:38

Basti i opozitës për 30 qershorin nuk është forca me të cilën ajo do të përpiqet të ndalë zhvillimin e tyre, por sipas Dashamir Shehit bojkoti i procesit nga shqiptarët. Ai thotë se më shumë sesa përplasja rëndësi ka deligjitimimi i tyre në nivel të pjesëmarrjes në zgjedhje. Kjo sipas Shehit është dhe kundërshtia që ai ka me Lulzim Bashën.

2017-a shpjegon frikën për zgjedhje pa opozitën

Postuar në 03 Qershor, 2019 00:50

 

U bënë javë tashmë që opozita proteston, kurse pushteti po përpiqet të adaptohet. Vetëm këtë javë të fundit, kryeministri i vendit vendosi të ndryshojë taktikë për të kaluar nga kërcënimet për zbatim ligji që nuk e zbatoi kurrë, te ftesa për dialog. 

Teza (naivisht)djallëzore se opozita po shpëton Kryeministrin

Postuar në 29 Maj, 2019 13:49

Njerëz të afërt me pushtetin, në media dhe jashtë saj, kanë nisur të kultivojnë idenë se përpjekja e tanishme politike e opozitës, në thelb ka shpëtuar kryeministrin nga problemet reale që përndryshe do të kishte. Mesazhi është i thjeshtë: ne duam që z. Rama duhet të japë llogari, por kjo kërkon stabilitet politik. Dhe opozita po bën të kundërtën.

Kjo tezë nuk ka asgjë të vërtetë në mënyrën si artikulohet. Është thjesht një tezë dinake për të mbrojtur kryeministrin me alibinë e budallallëkut të PD-së dhe z. Basha.

Protestë masive paqësore e opozitës, a ndërhynë gjermanët në axhendë?

Postuar në 25 Maj, 2019 21:33

Kundrejt frikës dhe alarmit për dhunë që shprehu kryesisht OSBE-ja dhe selitë diplomatike të SHBA-ve dhe BE-së, protesta e opozitës rezultoi paqësore.  Pjesëmarrja edhe këtë radhë ishte masive, ndërsa  nuk u shënuan incidente.

Basha foli në një podium ku jo rastësisht ishte shpalosur flamuri gjerman, çka lë të kuptohet se tërheqja drejt një tubimi paqësor mund të jetë imponuar nga Berlini, që është edhe mbështetësi kryesor i opozitës në lëvizjen kundër Ramës.

Pages

Subscribe to RSS - opozita