opozita
Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative
Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.
Me shpresë te budallallëku i një pjese, indiferenca e të tjerëve dhe solidariteti i të vetëve
Kryeministri Edi Rama postonte sot këtë foto në Facebook duke bërë këtë koment:
Titulli i “fotolajmit”: Dy pamjet e mandatit të tretë.
Siç mund të jetë vënë re, z. Rama po e thjeshton përherë e më shumë mesazhin e vet, i cili ka politike vetëm faktin se i mvishet një autoriteti publik.
Maska me detyrim në rrugë, një masë që po imponohet por nuk arsyetohet dot
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka postuar një status në rrjetet sociale përmes të cilit mbron me nerv shtetari – siç duket – vendimin e fundit për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Ai i bën apel qytetarëve që të mos dëgjojnë mediat dhe politikanët sepse ata gënjejnë dhe janë maskarenje me vila.
Brace sugjeron që heroi ynë të jetë mjeku i familjes, infermieri etj..
Lukashenko diskuton reformat kushtetuese me kundërshtarët e vet në burg(video)
Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko ka bërë sot një lëvizje të papritur në kuadër të një situate të tensionuar në vend. Ai a vizituar në burg të arrestuarit si pasojë e protestave të fundit, pra përfaqësuesit e opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti. Takimi ka zgjatur 4. 5 orë dhe ajo është raportuar zyrtarisht duke publikuar madje edhe materiale video. Synimi i takimit ka qenë diskutimi për reformat kushtetuese.
Vetëzbulimi si kryeheroi i “Kështjellës”
Shumica në pushtet ka nisur të asimilojë idenë se një mandat i tretë është shumë i mundshëm. Ideja në fjalë është hedhur në fillim nga kryeministri aktual që ka ende llogari për të rregulluar me firmat e veta dhe siç mund të merret me mend dhe të kuptohet, ajo nuk lidhet me realizimin e ndonjë vizioni apo projekti. Jo. Ajo është grepi rekrutues dhe korruptues i një grupimi ekonomik me militantë nga pas të cilëve u është rigjallëruar shpresa se do të vijojnë ta shtyjnë kështu si dollibashët e një dasme që e paguajmë ne.
Debati i deformuar për shkollën është një shaka idiote që duhet shmangur
Në mediet pranë opozitës dhe nga vetë partia kryesore e saj, ajo Demokratike, ka nisur një presion i madh, gati i përditshëm ndaj qeverisë, për situatën e krijuar në shkolla.
Budallallëku, padija dhe hiletë simetrike gjatë pandemisë
U bënë muaj që bota mbarë jeton e detyruar në kushtet e pandemisë së provokuar nga CoVid-19, e cila përveç numrit të vdekjeve ka krijuar kushtet e një sifde të hapur ndaj të gjithë raportit të besimit ndaj institucioneve.
Ne po shohim përditësim protokollesh dhe vlerësimesh mbi vetë virusin. Do të duhet të mbahet parasysh se vetë sistemi shëndetësor i vendeve kryesor ndryshoi klasifikimin e sëmundshmërisë së virusit që nuk quhet më mirëfilli respirator. Ky është një dallim shumë i rëndësishëm që përcakton jetën e pacientit, mjekimin e tij dhe pasojat.
Prapë duhet të intubohemi me "të keqen më të vogël"?
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani citohet sot nga disa media të jetë shprehur ndër të tjera se:
Respektoj të gjithë ata që kritikojnë Lulin dhe opozitën, aq sa ç’respektoj dhe veten time që e bëj këtë gjë. Por e keqja më e madhe nuk është te opozita.
Shigjetimi ndaj opozitës është justifikimi për të bërë lojën e Ramës
Bën apo nuk bën Luli?
Është e “çuditshme” ngjashmëria mes atyre që mbrojnë dhe promovojnë cilësitë e Lulzim Bashës me ata që bënin të njëjtën gjë dikur me Edi Ramën. Puna e këtyre është e njëjta: si ta mbrojmë kryetarin sa herë dështon?
Sporti komod i opozitarit
Të bësh opozitarin në Shqipëri duhet të jetë punë e lehtë. Në çdo kohë e ke të lehtë të ndërtosh imazhin e një qeverie që vetëm vjedh dhe plaçkit, për shkak se kjo gjë i afrohet shumë të vërtetës. Në çdo kohë e ke të lehtë të shfaqesh si i mençur e të kapësh gabime përditë, të propozosh korrigjime etj., pra të bësh zhurmë opozitare.