opozita

Opozita bën më fund një punë. Sulmon listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Postuar në 11 Janar, 2020 22:35

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka pranuar të hyjë në zgjedhje me kuadrin aktual ligjor për zgjedhjet. Më konkretisht, z. Basha nuk ka asnjë vërejtje për sistemin zgjedhor në fuqi duke këmbëngulur te dekriminalizimi dhe nevoja për garanci të mosshkeljes së ligjit. Paralelisht me këtë qëndrim, në mediat pranë PD-së ka nisur një sulm “analistësh” kundër idesë së listave të hapura. Arsyeja kryesore është kriminalizimi dhe korrupsioni që sjell aplikimi i listave të hapura përmes shndërrimit të garës në obsesion për rizgjedhje.

Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi dashnorja e preferuar e ShBA

Postuar në 03 Nëntor, 2019 20:58

Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar. 

Opozita e fjalëve

Postuar në 01 Nëntor, 2019 15:46

Jorida Tabaku, një ndër njerëzit më afër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikonte dje në facebook një shënim të titulluar: Ligji i shpronësimeve, akti i 10 kundër pronës. Në këtë shënim, zonja në fjalë, që pëshpëritet si një kandidaturë e mundshme për minister Financash në qeverinë e panjohur hije të z. Basha, rendit disa akte të qeverisë së z. Rama, që sipas saj përbëjnë shkelje dhe dhunim të të drejtave të qytetarëve në raport me pronën. Zonja përmend transferime pronash, miratime ligjesh, vendime të ndryshme të Këshillit të Ministrave, apo edhe ligjet speciale.

Oferta e opozitës

Postuar në 26 Tetor, 2019 14:51

Ka një lloj përpjekjeje komike të disa mediave apo gazetarëve pranë opozitës për të krijuar profile të opozitarit të duhur për opinionin. Njëherë është Ilir Meta që përpiqet përditë të tejkalojë veten, duke mos fshehur ambicien e vet për të qenë edhe tip i modës.

Pas derës së Ramës

Postuar në 24 Tetor, 2019 18:36

Politika i është futur punës me kokë për të bërë detyrat e shtëpisë që ka u ka lënë në tavolinë “zyshë” Merkeli me shpresën e një pikëtakimi që mban në lojë të dyja palët, të diskretituara sipas mënyrës së tyre.

Opozitë manekine

Postuar në 21 Tetor, 2019 22:48

Opozita e Lulzim Bashës mund të hyjë në analet e shkencave politike si modeli më i padobishëm i ereksionit demokratik që shfaq një shoqëri në periudha të tranzicionit ose dekadencës, pa lënë mënjanë edhe sterilitetin e farës që mbolli në drejtimin e partisë babai politik i PD-së, Sali Berisha.

Hajdutët me imunitet dhe ambasadat nisin sesionin parlamentar në rolin e shumicës dhe "opozitës"

Postuar në 02 Shtator, 2019 19:58

Pas qetësisë së verës që i lë qytetarët pa ndotjen akustike të hajdutëve me imunitet që popullojnë parlamentin, qeverinë dhe opozitën, loja ka rinisur sërish. Me ndryshimin e vetëm se këtë sesion janë të gjithë të diskredituar edhe me standardet e fëlliqësisë ku gjallojnë vetë.

Në tituj është shfaqur Gramoz Ruçi, një lloj pastërmaje politike e socialistëve, zahireja e fundit e tyre, ka folur edhe Taulanti, gaxhgauni i politikës. Kaq patjetër që mjaftojnë sa për të marrë shijen e supës që vazhdon deri në janar. Supës që e ka kthyer Shqipërinë në burg psikologjik.

Opozitë pa NIPT

Postuar në 22 Korrik, 2019 23:31

 

Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kriza që ka prekur të paktën stabilitetin psikologjik të politikës, ka çuar në korruptimin e institucioneve kushtetuese në vend. 

Mos ti biem më në qafë kot

Postuar në 17 Korrik, 2019 22:46

Është e mundur të argumentohet përherë çdo humbje.

Kjo kritikë i drejtohej kryeministrit britanik Neville Chamberlain në vitin 1940 në Parlament ku i kërkohej dorëheqja. Për Chamberlain thuhej edhe se “ai luan gjithnjë, por edhe humbet gjithnjë”.

Ose kryetar opozite, ose zar i ambasadave

Postuar në 04 Korrik, 2019 19:36

Lulzim Basha është sërish në qendër të vëmendjes. Ndaj tij po lobohet për një pakt të dytë me pushtetin që drejton tashmë një anije të mbingarkuar në një det që sa vjen e trazohet. Zotit Basha po i thonë të bëhet balanca e kësaj anijeje në këmbim të dhuratave të ngjashme me vitin 2017.

Për këtë arsye dhe për shkak të trashëgimisë së atij viti, zoti Basha është i detyruar të dalë thuajse përditë në deklarata siguruese se ai është opozitar safi.

Pages

Subscribe to RSS - opozita