opozita

Bën apo nuk bën Luli?

Postuar në 26 Korrik, 2020 22:38

Është e “çuditshme” ngjashmëria mes atyre që mbrojnë dhe promovojnë cilësitë e Lulzim Bashës me ata që bënin të njëjtën gjë dikur me Edi Ramën. Puna e këtyre është e njëjta: si ta mbrojmë kryetarin sa herë dështon

Sporti komod i opozitarit

Postuar në 19 Korrik, 2020 13:58

Të bësh opozitarin në Shqipëri duhet të jetë punë e lehtë. Në çdo kohë e ke të lehtë të ndërtosh imazhin e një qeverie që vetëm vjedh dhe plaçkit, për shkak se kjo gjë i afrohet shumë të vërtetës. Në çdo kohë e ke të lehtë të shfaqesh si i mençur e të kapësh gabime përditë, të propozosh korrigjime etj., pra të bësh zhurmë opozitare.

Loja shqiptare: Një ambasadë, një reformë, një kryeministër, opozita, një media dhe...populli

Postuar në 11 Korrik, 2020 15:05

Kryeministri i vendit Edi Rama ndau me Top-Channel sqarimin e vet se nuk i kishte propozuar Lulzim Bashës pazarin kryeministër ai, president për vete. Me një inskenim fare bajat, kryeministri nuk mendoi të shkruante apo fliste në vetë të parë, qoftë edhe në ERTV, por zgjodhi një media të preferuar. Të njëjtën gjë bën sot ambasada amerikane në Tiranë, që përmes burimeve anonime që merren vesh kush janë, njofton popullin përmes këtij televizioni se:

Mirë i doli opozitarllëku këtij

Postuar në 18 Qershor, 2020 23:23

Raportime të ndryshme nga politika dhe analistë të shquar të drekave e darkave me politikën flasin për një diskurim të tenderit të identifikimit biometrik të zgjedhësve në Këshillon Politik. Tenderi thuhet se është kërkuar nga Partia Demokratike. Që këtej edhe historia se PD-ja e Bashës në fund të fundit, fitoi një zero me nam nga reforma si e tillë, por disa zero pas ndonjë numri me tenderin në fjalë. 

Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës

Postuar në 17 Qershor, 2020 13:44

 

Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka bërë dëme të mëdha në sistemin demokratik, duke emëruar “liberalë” fanatikë në të gjitha punët me rëndësi, duke refuzuar që të japë llogari ndaj shtypit të lirë dhe duke sulmuar çdo institucion që përbëjnë demokracinë më të madhe në botë.

Pasi uli pantallonat, opozita zbulon se ky është izoluar nga ndërkombëtarët!

Postuar në 09 Qershor, 2020 18:36

Rama është i izoluar edhe nga ndërkombëtarët.

Ky është titulli i një lajmi në një nga mediat e opozitës. 

Titull që të bën për të qeshur dhe që tregon derexhenë e të ashtuquajturës opozitë. Sepse askush nuk thotë se nga është izoluar tjetër Rama, pasi opozita për ta thënë troç: I uli brekët.

Por ky theksim zbulon mendimin e vërtetë brenda opozitës për suksesin politik. Revolucionarët janë tredhur dhe kanë sytë nga buzëqeshjet e diplomatëve të cilëve deri më dje u tregonte popullin. 

Bashkëqeverisin edhe pse i hedhin plehra njëri-tjetrit

Postuar në 05 Qershor, 2020 16:42

Lexoni sesi kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Edi Rama është indinjuar nga politika e baltës që ndjek opozita shqiptare.

Opozitë mavria

Postuar në 31 Maj, 2020 22:28

Opozita ka shpërndarë sot haberin se ka kërkuar që 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të krijohet një e ashtuquajtur Qeveri Kujdestare e Zgjedhjeve. Propozimi konkret është si më poshtë: 

Abetarja e re politike: Mos shikoni sa e fortë është opozita, por çfarë programi ka

Postuar në 21 Maj, 2020 19:38

Gazeta “Panorama” përcjell në faqen online një intervistë të Bensik Mustafajit, ish-ministër i Jashtëm në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike dhe aktualisht një lloj këshilltari për imazhin i kryetarit të saj, Lulzim Basha. 

Intervista ka interes sepse aty konstatohet gjykimi kritik “mbi popullin” dhe sugjerohet sei duhet analizuar opozita. 

Teatri u shemb. Nis teatri i protestave

Postuar në 18 Maj, 2020 20:51

Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar e ka vrarë arsyen e protestës qytetare që është zëvendësuar nga protesta e partive politike. E cila është e destinuar të dështojë. 
Në përgjithësi opozitat e besueshme u bashkohen apo udhëheqin kauzat qytetare duke katalizuar ndryshimin politik të mundshëm. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita është  shndërruar në dezinfektant i protestës. Vërtet protesta e Teatrit u mbështet me militantë të PD-së, apo LSI-së, por asnjë qytetar i zakonshëm nuk ishte pro saj nisur nga numri i pjesëmarrësve. 

Pages

Subscribe to RSS - opozita