"S’ka nevojë për përplasje në 30 qershor, mjafton bojkotimi”

Postuar në 07 Qershor, 2019 16:38

Basti i opozitës për 30 qershorin nuk është forca me të cilën ajo do të përpiqet të ndalë zhvillimin e tyre, por sipas Dashamir Shehit bojkoti i procesit nga shqiptarët. Ai thotë se më shumë sesa përplasja rëndësi ka deligjitimimi i tyre në nivel të pjesëmarrjes në zgjedhje. Kjo sipas Shehit është dhe kundërshtia që ai ka me Lulzim Bashën.

“Në këtë pikë e kam një lloj ndryshimi. Bojkoti është fuqia e popullit për të mos shkuar në zgjedhje për t’i bërë ato qesharake. Forca e popullit nuk janë dy shishe molotov.  Lehtësisht krijon tension ndaj zgjedhjeve por gjykoj sesa vetë shkojnë në zgjedhje, kjo ëshë forca dhe s’ke nevojë për xheste të tjera se do perdorej nga Rama shiko ca opozite ka. dhe ne kete teze kam me vete shumicen e shqiptareve. Rama do t’i marri këto bashki, t’i marrë siç mori tepsi e timon. Unë s’do ta pengoja t’i merrte po do me i marre si enveri, une do i beja thirrje shqip ta bojkotonin këtë lloj farse”-thotë kreu i LZHK për tv Klan.

Basha la të kuptohet në protestën e fundit se do të ndjekë linjën e ashpër të përballjes me qeverinë, ku mesa duket përgjimet do agravojnë edhe më tej situatën. Megjithatë vetë Basha ka vonuar daljen publike pas përgjimeve të Bild për të kërkuar dorëheqjen e Ramës duke mbajtur një profil të ulët karshi kryeministrit me konferenca të tipit Alibeaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.