Zgjedhjet e lira, obligim i veçantë i partive opozitare!!!

Postuar në 28 Qershor, 2019 16:06

Deklaron sot ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz:

Duke pasur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it. Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke pasur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislacionit në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese

 Zonja ambasadore ndoshta duhet të na sqarojë, meqenëse na begenis me deklarata se Kush e përfaqëson Opozitën në zgjedhjet lokale të kësaj të djele? Cilët janë kandidatët e opozitës në fletën e votimit? Pohimi i kësaj ambasadoreje se:

Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare

duhet refuzuar.

Po qeveria çfarë obligimi ka? Të shpërndajë bazën materiale? Duket qartë se këta diplomatë që janë pyetur shumë në këtë vend po i hedhin benzinë zjarrit, jo vetëm pse kanë dalë hapur me qëndrimet e tyre, por sepse ato në fakt nuk ofrojnë zgjidhje. Janë vendet e këtyre që tolerojnë qeveri të krimit, apo opozita të inkriminuara, për ta mbajtur këtë vend në jermin e pafund të krizës. Të pakën të thonë gjëra që kanë njëfarë logjike. E dimë që jemi vend i varfër dhe i pazhvilluar, por kur teprohet cinizmi, atëherë ai që tregohet i tillë merr rolin e kllounit vetiu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.