meta

“Ne nuk jemi oportunistë”. Rreshtimi në zgjedhje mbetet për t’u zbardhur në prill?

Postuar në 05 Mars, 2017 12:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka nisur fushatën elektorale duke lënë të kuptohet se opsionet e kësaj partie në zgjedhe janë disa. Në këtë drejtim ai ka bërë disa insinuata duke theksuar se “LSI nuk i do të rinjtë vetëm për fasadë”, për të ecur më tej në dhënien e një note pozitive për partinë që drejton. 

Ofertë për dialog nga mazhoranca, koalicioni opozitar pranon opsionin e bisedimeve

Postuar në 03 Mars, 2017 11:56

Drejtuesit e koalicionit zgjedhor, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kanë bërë thirrje sot opozitës shqiptare, konkretisht Partisë Demokratike, që të paraqesë propozime konkrete, realiste për çështjet kryesore të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Përmes një deklarate, dyshja e koalicionit, i ka lënë PD-së të zgjedhë tryezën, formatin dhe vendin e dialogimit.

Rruga drejt ribashkimit?

Postuar në 26 Shkurt, 2017 12:05

Turbullohen edhe më shumë ujërat me situatën politike në Shqipëri, pas konfirmimit se Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Që PD-së mos t'i vijë keq për veten nesër...

Postuar në 22 Shkurt, 2017 14:27

Dy lajme të përcjella dje dhe sot i japin protestës së PD-së një profil politik real.

Së pari është darka mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta. Në çdo rast darka mes tyre, e raportuar si një mundësi kontakti për protestën, na thotë se lëvizja e PD-së ka provokuar zhvillime politike. Është e kotë të ngresh hamendësime për oreksin e Metës dhe dietën e Ramës, por fakt është se një arritje e protestës është se ajo, pavarësisht se po synohet të vihet në lojë, ka nxjerrë në pah tensionin dhe diferencat në koalicionin qeverisës.

Sallata e reformës në drejtësi, PS me hallet e ambasadorëve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 22:21

Ardhja e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë, duket se e ka çuar timonin e LSI-së në drejtim të kundërt me atë të qeverisë sai i takon reformës në drejtësi dhe rolit të ndërkombëtarëve në të ashtuquajturin Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ambasada e SHBA ndryshon tonin: Reforma në drejtësi, me mbështetjen e Ilir Metës

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:47

Janë ulur tonet mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Pas një takimi të zhvilluar sot mes Metës dhe ambasadorit amerikan, selia diplomatike në Tiranë ka shpërndarë këtë njoftim:

Zbardhet keqkuptimi Meta-Lu, ndryshon pazari PS-LSI

Postuar në 06 Shkurt, 2017 23:59

Nuk ka asnjë përplasje politike mes ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe  aq më tepër mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën këtë version jep Ilir Meta që thotë se qëndrimet e ambasadorit amerikan mund të jenë provokuar nga dezinformimi që i është bërë diplomatit amerikan nga njerëz brenda mazhorancës.

Sulmohet Trump, kemi të bëjmë me një intelektual "ndryshe". Sulmohet Lu, kemi të bëjmë me antiamerikanë!!!

Postuar në 06 Shkurt, 2017 11:49

Sot në media janë publikuar dy reagime ndaj asaj që quhet sulmi ndaj politikës amerikane në Ballkan. Reagimi kryesor është i ish-diplomatit Shaban Murati në “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilit goditja publike që po i jepet disa ambasadorëve amerikanë në Ballkan, pasqyron në fakt një skenar të dirigjuar nga ata që ai i quan “strategjistët e Kremlinit”. Serbia, Maqedonia, Republika Srpska dhe Shqipëria hyjnë në listën e këtij operacioni rus që është në fakt skenari i vetëm i analizave të Muratit.  

Meta nuk zhgënjen, një karamele nga Kuvendi për Donald Lu

Postuar në 03 Shkurt, 2017 21:50

Ishte e pritshme që Ambasadori amerikan Donald Lu të merrte një tjetër kolpo institucionale në dyluftimin me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. E pritshme sepse zgjodhi armën e gabuar për të goditur Adriatik Llallën duke mbetur vetëm në nivelin e retorikës dhe moralit. Donald Lu e akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm se ishte kundër reformës në drejtësi me argumentin se në kundërshtim me Kushtetutën kishte  propozuar vetëm 3 emra për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Vallja anti-sorosiane dhe kronologjia e tensionit PS-LSI

Postuar në 02 Shkurt, 2017 19:20

Ngjarjet që dominuan politikën ditët e fundit janë padiskutim dy. Shpërthimi dhe shkarkimi i Ylli Manjanit dhe përplasja mes kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.  A janë dy ngjarje të veçuara apo të lidhura me njëra tjetrën?

Pages

Subscribe to RSS - meta