Rruga drejt ribashkimit?

Postuar në 26 Shkurt, 2017 12:05

Turbullohen edhe më shumë ujërat me situatën politike në Shqipëri, pas konfirmimit se Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky Bord është quajtur antikushtetues nga ministri i LSI-së dhe Presidenti i Republikës.  Ky i fundit duket se është dhe nyja lidhëse mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët bashkohen sërish në një pikë, përplasjen me dy ambasadorët  e BE dhe SHBA. Lu e Vllahutin kanë luajtur paranojën e kryeministrit, duke mos u prononcuar për çështje që vënë në pozitë të vështirë qeverinë siç janë kultivimi i kanabisit apo inkriminimi i parlamentit. Ndaj dhe Ilir Meta pritet t'i japë më shumë oksigjen protestës së opozitës,  në kushtet kur dy ambasadorët e njëanshëm të SHBA e BE do të jenë anëtarë të Bordit të OMN. 
Kjo pasi SHBA dhe BE kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmesën që do të japin gjatë zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, raporton “Gazeta Shqiptare”.
Misioni i BE-së në Tiranë ka publikuar në faqen e vet zyrtare marrëveshjen e plotë si dhe korrespondencat që shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka shkëmbyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Pikërisht në një letër të saj, të datës 7 shkurt 2017, drejtuar Agaçit, por edhe ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Avokatit të Popullit Igli Totozani si dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla, Calavera njofton anëtarët e bordit të menaxhimit të ONM-së.
Në këtë letër, shefja e ONM-së saktëson se: “Kreu i delegacionit të BE-së dhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri mund të marrin pjesë në bordin menaxhues të ONM-së si anëtarë jo të përhershëm, veçanërisht kur takimet do të zhvillohen në Shqipëri”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.