Ambasada e SHBA ndryshon tonin: Reforma në drejtësi, me mbështetjen e Ilir Metës

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:47

Janë ulur tonet mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Pas një takimi të zhvilluar sot mes Metës dhe ambasadorit amerikan, selia diplomatike në Tiranë ka shpërndarë këtë njoftim:

Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot. Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit

Javën e kaluar përballja mes Lu dhe Metës u ndërmjtësua nga distanca e sigurisë që kalonte nga Prokurori i Përgjishëm. Përplasja publike pati jehonë edhe ndërkombëtare, diçka që sot duket se ka reflektuar tonte të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.