Ofertë për dialog nga mazhoranca, koalicioni opozitar pranon opsionin e bisedimeve

Postuar në 03 Mars, 2017 11:56

Drejtuesit e koalicionit zgjedhor, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kanë bërë thirrje sot opozitës shqiptare, konkretisht Partisë Demokratike, që të paraqesë propozime konkrete, realiste për çështjet kryesore të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Përmes një deklarate, dyshja e koalicionit, i ka lënë PD-së të zgjedhë tryezën, formatin dhe vendin e dialogimit.

Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma në Drejtësi, procesi i Vetingut si hap i parë në zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë. Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehen gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryeze dialogu që është e dëshirueshme për opozitën”, thuhet në deklaratë.

Teknikisht oferta sugjeron që për vettingun, PD-ja mund të paraqesë mendimet e veta, por jo propozime rreth ligjeve përkatëse, ndërkohë që nëse ajo pranon, ajo heq dorë nga opsioni i qeverisë teknike. Në këtë kuadër opozita ndodhet në kushtet e një oferte politike që hap disa perspektiva dhe inauguron suksesin e parë të protestës së saj. Mbetet për t’u parë nëse kjo ofertë është lëvizje taktike për t’u prezantuar mirë para Mogherinit që mbërrin sot në Tiranë, apo është ofertë e vërtetë. Në çdo rast, duket se PS dhe LSI po shkojnë drejt përsëritjes së koalicionit zgjedhor mes tyre.

PD pranon ftesën për bisedime

Pas ftesës së mazhorancës për tu ulur në tryezë, koalicioni opozitar i mbledhur nën drejtimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita është shprehur e gatshme për tu ulur e biseduar, por jo në tryeza për fasadë. Koalicioni opozitar ka parashtruar edhe 4 çështjet për të cilat është gati për tu ulur dhe biseduar në tryezë. Në deklaratë thuhet se  koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë: Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.