meta

Arvizu kalon nga zyra e Bashës dhe Metës

Postuar në 03 Prill, 2017 16:21

Në kulmin e debatit mbi situatën e drogës dhe ngërçit politik që ka mbërthyer vendin, në Tiranë shfaqet ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.  Në cilësinë e zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të  Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, Arvizu është takuar me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Vizita e tij në selinë e Partisë Demokratike është një lloj konfirmimi për shqetësimin e ngritur nga opozita për çështjen e trafikut të drogës.

Darka e “Pazarit të Ri”, torta ndahet bashkë edhe për 4 vjet (Video)

Postuar në 03 Prill, 2017 10:25

Një darkë pas së cilës u fokusua vëmendja e të gjitha mediave, duket se ka qenë kurorëzimi i një marrëveshje të re politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qeverisur Shqipërinë edhe në 4 vitet e ardhshme. Mund të ishte firmosur pa zhurmë dhe show, por mesa duket dy krerët e koalicionit ishin kujdesur edhe për simbolikën e takimit që u mbajt për më shumë se 4 orë në një restorant peshku në zonën e Pazarit të Ri. Të paktën kështu raportojnë mediat informative Ora News dhe News 24 që i referohen burimeve nga takimi, për të cilin vetë protagonistët nuk folën.

"Dy fjalë për patericën time"

Postuar në 02 Prill, 2017 12:00

Kryeministri i vendit i shndërruar në superstarin e studiove televizive brenda dhe jashte vendit ka shpjeguar në Asamblenë e Partisë Socialiste rëndësinë që ka LSI për atë personalisht dhe Partinë që drejton. Rezymeja është se partia e Ilir Metës pavarësisht se çfarë thotë, i ka shërbyer reformave që kanë çuar Shqipërinë përpara, ndaj dhe sipas Ramës koalicioni PS-LSI duhet të vazhdojë. 

Ku bashkohen Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha?

Postuar në 29 Mars, 2017 20:32

Konfuzioni i krijuar me deklaratat kritike të ministrave të LSI-së ndaj qeverisë, sado konstruktive të duken nga përkthimi shqip në shqip i Ilir Metës nuk e fshehin dot animin e LSI-së nga çadra e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës. Ky i fundit po ndjek linjën radikale nëse mund të quhet të hyrjes në zgjedhje edhe pa opozitën, por në këtë rrugë nuk ka mbështetjen pa kushte të partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta, i cili shfaqet i shqetësuar për standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në vend.

As për kryeministër, as për president...

Postuar në 22 Mars, 2017 00:48

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në studion e “News24” për një intervistë për aktualitetin politik. Ai ka dhënë disa përgjigje për zhvillimet kryesore mes të cilave atë se vettingu do të bëhet, se kërkesa për qeveri teknike as që diskutohet, për shkak se mandati i tij buron nga votat. Për koalicionin dhe rikonfirmimin e tij, Rama ka qenë i paqartë, nëse është në rrugën e një marrëveshjeje të re me Ilir Metën. Por ai ka qenë më i hapur kur ka folur për detyrën e kryeministrit, e cila sipas tij i takon partisë që del e para në zgjedhje. 

Rama bën monologje, tjetërkush vendos rregullat e lojës

Postuar në 21 Mars, 2017 13:31

Ilir Meta përforcoi sot mesazhin e dhënë nga Luan Rama se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duke treguar se është ai që vendos rregullat e lojës, pavarësisht se çfarë thotë kryeministri i vendit. “Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.

Xhafa i preferuari i ndërkombëtarëve, apo garancia e Ramës kundër Metës?

Postuar në 13 Mars, 2017 15:23

Mes katër emrave të propozuar për të zëvendësuar emrat e ministrave të larguar nga kryeministri, ai i Fatmir Xhafës ka tërhequr më shumë vëmendjen. Dhe në fakt këtë e ka bërë vetë mazhoranca, konkretisht PS-ja me mjetet e veta mediatike, duke dashur të sqarojë se atuja kryesore e Xhafës në detyrën e re është mbështetja ndërkombëtare. Madje i preferuari i tyre për të për rolin që ai presupozohet se pati në reformën në drejtësi.

Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në

Postuar në 12 Mars, 2017 11:25

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës. 

Si e shndërroi LSI Edi Ramën në rolin e një kryeministri shëtitës

Postuar në 09 Mars, 2017 13:23

Pa patur asnjëherë qëndrim të unifikuar me aleatin në qeveri, LSI ka gjetur sërish momentin për të deklaruar nga vija e dytë e fronit se peticionet për vettingun nuk janë zgjidhje për reformën në drejtësi, duke u dictancuar kështu nga nisma  e “Shoqërisë Civile” për mbledhjen e firmave popullore pro Vettingut. Në fakt asnjë ministër i LSI-së nuk u pa në cadrat e ngritura për peticionin e Vettingut, ndryshe nga sa u angazhuan ministrat e PS-së e deri te kryeministri.

Si ta përkufizojmë LSI-në në kontekstin e interesit publik?

Postuar në 09 Mars, 2017 13:08

Ilir Meta duket se e ka lënë në vitin 2002 delirin e tij për t’i ngjarë sadopak Mehmet Shehut. Ish-kryeministri ka zëvendësuar teatralitetin e zakonshëm të politikanëve shqiptarë me ambicien për pushtet politik dhe ekonomik. LSI-ja e tij është një sipërmarrje e mirëorganizuar që duhet thënë se respekton të paktën disa protokolle komunikimi, por edhe ka regjistruar ndonjë iniciatvë me impakt deri diku social.

Pages

Subscribe to RSS - meta