“Ne nuk jemi oportunistë”. Rreshtimi në zgjedhje mbetet për t’u zbardhur në prill?

Postuar në 05 Mars, 2017 12:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka nisur fushatën elektorale duke lënë të kuptohet se opsionet e kësaj partie në zgjedhe janë disa. Në këtë drejtim ai ka bërë disa insinuata duke theksuar se “LSI nuk i do të rinjtë vetëm për fasadë”, për të ecur më tej në dhënien e një note pozitive për partinë që drejton. 

Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit”, deklaroi Meta. Duke thënë këto, kreu i LSI-së nuk është ende në gjendje që të thotë se cili është rreshtimi i tij për zgjedhjet që po vijnë, diçka që nuk ka pse të presë ende prillin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.