lulzim basha
Fushatë? Ahengxhiu u shpjegon sehirxhinjve Ilir Metën dhe Lulzim Bashën
Një kapele në kokë me një numër sipër, këmishë e hapur, t-shirt, pantallona, tuta apo çitjane dhe mbathur me këpucë, atlete apo nallane, qytet më qytet, e fshat më fshat, biri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur fushatën elektorale.
Ai që i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, për të qeshur, apo për të shtyrë ca orë në këtë sezon papunësie absolute. Papunësi llafesh, papunësi parlamentare, papunësi në drogë. Kohën na e zë Kryeministri.
Një ofertë që mund ta pranonte vetëm Lulzim Basha
Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur publikimin e disa letrave adresuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes të cilave njofton shqiptarët se ai është gati për dialog pa kushte.
Ky është thelbi që nuk duhet të na ngatërrohet me ornamentet leksikore të kryeministrit që e përmbyt çdo propozim me këneta fjalësh pa ndonjë vlerë.
Largim i Edi Ramës, ose përplasje civile
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot në mbrëmje një apel për Partinë Socialiste që t’i përgjigjet sfidave që ka vendi dhe të largojë Edi Ramën nga pushteti në mënyrë që vendi të mos shkojë në përplasje civile.
I arratisuri politik
Një herë e një kohë Lulzim Basha dinte të paktën të bënte për të qeshur. Videoja emblematike që kundërshtarët e tij politikë i nxorën në një kulm fushate, në të cilën shfaqej sozia duke gërhitur në zyrë, ngjiti në publik më shumë se arritjet apo mosarritjet e Bashës si kryetar bashkie. Tani duket sikur edhe atë aftësi për të mos u marrë seriozisht e ka humbur.
Video/Vendim unanim i Kryesisë së PD-së: Digjen mandatet parlamentare
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komunikuar për mediat vendimin e marrë sot nga Kryesia e PD-së:
Video/Kryetari i PD-së: Propozoj djegien e mandateve parlamentare
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se do të propozojë djegien e mandateve dhe do të kërkojë qeveri tranzitore.
21 janar 2011 - 16 shkurt 2019 - Sistemi politik del jashtë loje
Dëgjoni se çfarë ka deklaruar Edi Rama me të vetët pak ditë para protestës së 21 janarit 2011:
Pothuajse të njëtën gjë ka paralajmëruar edhe Lulzim Basha sot në Ballsh:
28 vjet - Nga faktor në dekor
E shkreta Parti Demokratike! 28 vjetori i themelimit e gjen në përpjekjen për t’u fshehur pas protestës së studentëve. Për të ngulitur fiksionin e një proteste ku ajo thjesht po ndihmon dhe po i hap korridorin e frymëzimit politik.
Lulzim Basha paralajmëron sekuestrimin e pronave të Kastratit
Lulzim Basha e ka rritur shumë pazarin. Kur themi pazarin, e kemi fjalën pazarin me enturazhin e Edi Ramës ndaj të cilit sot po preson në harmoni me pakënaqësinë shoqërore ndaj kësaj qeverisjeje. Por z. Basha në vend se të katalizojë pakënaqësinë, shërben si zjarrfikës. Ai ka premtuar sot diçka që pa shpjegime konkrete dhe të qarta, pa një paketë masash ligjore, nuk ka kuptim dhe tingëllon si sharlatanizëm politik. Kreu I opozitës ka premtuar sekuestrimin dhe shpronësimin e kompanive që sipas tij kanë fituar koncesione korruptiv.
Nuk është vettingu i Bashës që frikëson, por prishja e Pazarit brenda PS-së
Lulzim Basha ka propozuar së fundmi një nismë të re për vettingun e politikës. Ndonëse drafti nuk shihet i publikuar në faqen e Parlamentit, kreu i PD-së thotë se ai është depozituar si projektligj dhe synon pastrimin e politikës.
Ligji që ne sapo kemi dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë është i thjeshtë dhe i qartë, ai ka për qëllim që ministri i policisë të mos ketë lidhje me krimin, Ministri i Drejtësisë të mos ketë lidhje me krimin dhe mbi të gjitha, kryeministri i vendit të mos ketë lidhje me krimin