Opozitarizmi nuk mungon, por është Kundër këtyre të treve që janë në një tepsi

Postuar në 14 Gusht, 2020 15:44

Jordan Daci, që prezantohet zakonisht si konstitucionalist, publikon sot një shkrim në gazetën “Panorama” titulluar: Sot i gjithë populli duhet të jetë opozitar.

Ndër të tjera z. Daci shkruan se:

...sot më shumë se kurrë, çdo qytetar i RSH duhet të ndihet opozitar me pushtetin që nuk përfaqëson më interesin e përgjithshëm të shoqërisë, por të një grupi të rrezikshëm, i cili nuk na ka vjedhur vetëm demokracinë, por mbi të gjitha na ka “vjedhur” edhe vetë atdheun.

Sot, opozitarizmi ka nevojë për njerëz idealistë, që e duan familjen dhe që duan fort vendin e tyre!

Diktaturat gjithmonë vijnë në pushtet me votën e lirë të shumicës, por për të ikur kërkojnë votën e gjithë popullit, pasi ato janë armiq të gjithë popullit dhe nuk përfaqësojnë asnjëherë as forcat politike nga të cilat prodhohen.

Sot, opozitar duhet të jetë çdo socialist i ndershëm, çdo demokrat që e do vendin, çdo anëtar dhe simpatizant i çdo force apo grupimi politik që e do Shqipërinë si një vend demokratik dhe të zhvilluar, mbi të gjitha si një vend ku pushteti është meritokracia dhe idealizmi.

Sot më shumë se kurrë, i gjithë populli duhet të jetë opozitar për të rimarrë atdheun tonë nga duart e atyre që na kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve tanë dhe po na vjedhin përfundimisht edhe atdheun! Gjithsecili nga ne mund të marrë një pasaportë, por asnjë nuk mund të fitojë një atdhe të dytë!

Pyetja që lind këtu është se në opozitë me kë duhet të jetë populli? Me qeverinë vetëm, apo me politikën?

Me Partinë Demokratike dhe LSI-në e Presidentit?

Ka nevojë të bëhet ky dallim sepse opozitarizmi më i natyrshëm mes shqiptarëve sot është kundër gjithë politikës dhe ai po tentohet thjeshtë të kanalizohet si kundërvënie vetëm ndaj qeverisë.

Zoti Daci flet për socialistë dhe demokratë të ndershëm duhet të jenë opozitarë. Po a ka më një gjë të tillë si demokrat dhe socialist të ndershëm? Si mundet të ketë ta zëmë socialist që të quhet i ndershëm dhe të votojë Alket Hysenin, Erion Veliajn, Edi Ramën apo Elisa Spiropalin? Një socialist budalla nuk mund të quhet i ndershëm, sikurse një fanatik jo e jo. Por një socialist që solidarizohet me korrupsionin e të mëdhenjve pse mendon se ashtu rregullon punët e veta, nuk ka sesi të jetë i ndershëm.

Një demokrat që sheh të ardhmen e fëmijëve të tij me Klevis Balliun, apo Belind Këlliçin, apo Grida Dumën, është më shumë sesa një kumarxhi i dëshpëruar.

Si mundet të dorëzosh shpresën tënde te këta njerëz? Opozitarizmi ekziston, ai madje ka mbërritur në kufijtë e urrejtjes, ai madje po kalon në përçmim kur shesh se moral për të ardhmen bëjnë njerëz si Ilir Meta, por ai është një opozitarizëm që kërkon përfaqësim tjetër nga Estrada e Lulzim Bashës. Ndaj apeli qëndron, por nëse me opozitarizëm nënkuptojmë Lulzimin, nuk kemi thënë gjë, veçse një gënjeshtër.

Comments

Submitted by t (not verified) on

Se pari kjo qeveri duhet te ike sa me pare.
Se dyti koha do ti seleksionoje nje nga nje kets te tre,te parin rame hijenen, te dytin mete bulldogun dhe te tretin lul dhelpren

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.