Lajme pafajësie nga "Drejtësia"

Postuar në 14 Maj, 2020 15:44

Nga drejtësia vijnë lajme të mira.

Çështja ndaj Lulzim Bashës raportohet se ka pushuar. Nuk u gjetën prova të reja. Lobimi rus për gjykatën nuk ekziston.

Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u la i lirë. Ndenji 6 muaj në burg nën akuzën e organizimit të prostitucionit, u publikuan edhe disa përgjime me të cilët media të ndryshme ksehasën miletin dhe tani u mbyll.

O.S., i kapur me 800 mijë euro në makinë u dënua me punë të detyrueshme. Dosja u nda: në njërën u lanë drejtim i pakujdesshëm i automjetit dhe mosbindja ndaj punonjësve të policisë, në tjetrën gjetja e parave si produkt i pastrimit të veprës penale. Kjo është ende në pritje, por ndarja e dosjes na thotë se marifeti i kësaj drejtësie tonë, është aty për të pajtuar ndëshkimin qesharak të Sajmir Tahirit me atë të Sotës si ortak eventual i tij.

Këta janë të gjithë mes nesh, të lirë dhe të pafajshëm. Ne për vete nuk e dimë a jemi apo jo, pasi këtë gjë në dorë e kanë gjykata që të bardhën e bëjnë të zezë sa hap e mbyll sytë. Dhe drejtësia nuk paragjykohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.