Basha

Nën rrogozin e një marrëveshjeje të "vdekur"

Postuar në 18 Shtator, 2017 09:46

Lulzim Basha deklaroi para pak ditësh se marrëveshja mes tij dhe Erdi Ramës ka rënë, por lëvizjet e fundit tregojnë se përtej retorikës politike për të treguar një distancë mes të dyve, nën rrogoz punët duket se po shkojnë vaj.
Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit maxhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale, një prej çështjeve ku Edi Rama dhe Lulzim Basha mendohet se kanë rënë dakord që me marrëveshjen e 18 Majit.

Polici dhe fadroma për Shkozën, shpronësim i majmë për familjarët e Bashës

Postuar në 14 Shtator, 2017 22:31

Dy raste dhe dy akte që ekspozojnë qëndrimet e qeverisë në raport me prishjen e  objekteve për interes publik.  Episodi i parë lidhet me një protestë të banorëve të Shkozës, të cilët kundërshtuan prishjen e 153 banesave  në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve. 

Pa bosht!

Postuar në 14 Shtator, 2017 16:02

Lulzim Basha më e pakta duhet të kishte hapur krahun pas humbjes katastrofike në zgjedhje, por operoi me standardin që ai përfaqëson në politikë, atë të kurdisjes automatike për t’u ikur përgjegjësive dhe për të justifikuar me interpretime kontraverse dyshemenë ku shtriu opozitën në zgjedhjet e fundit.

Doli publikisht dhe mbrojti autorësinë e listës së deputetëve, por tani që i kërkohet nga ish-kryetari i tij të japë shpjegime mbi kriteret të cilat përzgjodhi deputetët e ardhshëm, flet për procese të brendshme dhe të jashtme dhe një debat që u shërben interesave individuale.

Grisja e një marrëveshje pa vlerë

Postuar në 12 Shtator, 2017 11:14

Ajo që u tund si fitore e demokracisë dhe konsensusit politik nuk ishte asgjë tjetër sesa një letër që Edi Rama dhe Lulzim Basha do e përdorin me sa duket për nevoja të tjera, shumë më praktike sesa shpëtimi i demokracisë. U diskutua shumë rreth faktit se çfarë fshihej pas marrëveshjes së 18 majit, por në fund rezultoi një akt pa produkt dhe pa përmbatje dhe një tjetër shfaqje “karagjozllëku” që na rezervuan të parët e politikës. Me argumentin se ndihet i tradhëtuar Lulzim Basha deklaroi fundin politik të marrëveshjes së 18 majit dhe rikthimin në llogoret e mëparshme.

"Luli gënjen...edhe për vetë gëzimin e rrenës"

Postuar në 12 Shtator, 2017 09:18

Dy votat e “djathta” që shkuan për Gramoz Ruçin, kanë provokuar një situatë të trazuar në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, kryetari me vulë i saj, tha pas votimit se kush shet votën do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Por sipas Jozefina Topallit, një nga drejtueset e dikurshme të partisë, ka patur dy mbledhje të PD-së pas votimit, në të cilat nuk është folur fare për atë që ka ndodhur. Shkruan ndër të tjera Topalli në Facebook:

Ne mbrojtje te se vertetes.  Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:

Rrjedhja e PD-së!

Postuar në 10 Shtator, 2017 11:33

Të gjithë janë në kërkim të dy votave që dezertuan nga ushtria e deputetëve të Lulzim Bashës dhe shkuan në koshin e Gramoz Ruçit, i anatemuar nga PD si shembulltyra e ish-nomenklaturës komuniste, me duar të lyera me gjak. Gjylja plasi dhe tashmë enigma është se kush gjuajti me top Shtëpinë Politike të Sali Berishës në konakun e të cilit është mëkëmbësi i gjalmit, Lulzim Basha.  

Opozita shpall opozitën

Postuar në 08 Shtator, 2017 20:31

Minus 200 mijë vota e lanë sërish PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha sërish në opozitë, më të dobët në numra dhe me të njëjtin enturazh në ballinën e forcës që vazhdon të mbajë flamurin e antikomunizmit përveç të tjerave që dalin rrugës.

Një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lulzim Basha doli për të na kujtuar se mban ekskluzivitetin e opozitës, të cilin e pretendon edhe Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi. Shumë domethënëse është fjala e Lulzim Bashës se do bëjë opozitarin derisa shqiptarët ta votojnë për të bërë kryeministrin.

Rama dirigjon Lulin, LSI jashtë tepsisë për gabime strategjike

Postuar në 29 Gusht, 2017 10:23

Me 74 mandate në sqetull kryeministri Rama ka marrë përsipër të orientojë edhe rolin e opozitës së re. Pas mbledhjes me ministrat në Llogara, ai ka komentuar edhe raportet që do ketë me dy partitë që kaluan në opozitë, njërën prej të cilave kërkoi me ngulm ta hiqte nga timoni i qeverisjes.

Heqja e makiazhit “teknik” të qeverisë, truku i radhës që ndihmon Bashën

Postuar në 19 Gusht, 2017 17:02

Një ditë pas komenteve të kryeministrit për një raport të njënashëm politik të prodhuar nga Grupi i Task Forcës së udhëhequr nga zv/kryeministrja e dorëhequr tashmë Ledina Mandia, kjo e fundit ka deklaruar se i gjithë operacioni që pati si detyrë të pengonte ndikimin e qeverisë në zgjedhje nuk del dot me një përfundim të qartë nëse u garantua ose jo vota e shqiptarëve nga pjesëmarrja në qeveri e ministrave teknikë.

Axhendë e një “kryetari” jo mision i një opozite

Postuar në 17 Gusht, 2017 12:58

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet se kanë përpiluar një raport për zgjedhjet e 25 qershorit. Publikimi përkon me largimin e tyre nga detyra, një akt që konfirmon se perspektiva e bashkëqeverisjes ashtu siç e premtonte Lulzim Basha më 18 maj nuk qëndron më. Në raport flitet për banda të armatosura, blerje masive vote e të tjera tregime zgjedhore shqiptare, të zakonshme në 27 vjet. Opozita formale e Shqipërisë i ka njohur zgjedhjet dhe po ikën nga pushteti ku kërkoi të ngecte, me një përpjekje për të njollosur zgjedhjet.

Pages

Subscribe to RSS - Basha