Basha

Biznesi i 18 majit

Postuar në 10 Gusht, 2017 14:49

Lulzim Bashës po i kërkojnë nga brenda vetë partisë së tij dhe nga e djathta që të tërheqë ministrat teknikë nga qeveria. E bëri Fatmir Mediu dhe sot e ka përsëritur Dashamir Shehi. Arsyetimi është i thjeshtë: votuesit e lanë në opozitë Partinë Demokratike. Votuesit e lanë në pushtet të vetëm Edi Ramën ashtu siç kërkoi gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye PD-së i takon të rimarrë rolin e opozitës, madje si forcë e përgjegjshme që duhet të ishte ta forcojë atë rol. Mirëpo nuk ka sesi të jesh opozitë e besueshme kur vijon të qëndrosh në qeveri.

Paradoksi i PD-së, zgjedhjet për kryetar denoncohen nga kundërshtarët, por jo nga “rivali” i kryetarit

Postuar në 25 Korrik, 2017 12:19

Prej disa ditësh po denoncohen në disa media por edhe nga politikanë të ndryshëm në PD, raste të prekjes së votës në procesin e votimit për kryetar të PD-së. Zgjedhjet e mbajtura më 22 korrik vijnë kështu përtej farsës së tyre si një proces të cilit i mbivendosen akte që dyshohen se kanë manipuluar vullnetin e zgjedhësve të partisë.

Manipulime elektorale edhe përballë Eduard Selamit?

Postuar në 24 Korrik, 2017 17:53

Këto janë disa materiale video përmes të cilave kundërshtarë të Lulzim Bashës pretendojnë se provojnë parregullsitë e procesit zgjedhor n% PD.

Votimet ne Vlore per kryetarin e PD by news-al

Damir Fazlliç në Twitter: Në PD fitoi Forrest Gump

Postuar në 24 Korrik, 2017 12:56

Binznesmeni i përfolur në Shqipëri e cilëson zgjedhjen e Lulzim Bashës në stilin e Koresë së Veriut. 

Administratori i vulës së PD: Me mua fitojnë të gjithë

Postuar në 23 Korrik, 2017 14:16

Deklarata e Lulzim Bashës pas "zgjedhjeve" për kryetar në PD ku morën pjesë 57.5% e anëtarësisë.

Basha me ftese per kundershtaret e tij by news-al

Xhaketa e vjetër Lulzim Basha - miti i rremë i të "shkolluarit jashtë"

Postuar në 23 Korrik, 2017 12:21

Ajo që ndodhi në Partinë Demokratike së fundmi është një episod ndër të shumtët në historikun e tranzicionit shqiptar. Zgjedhje që shpallen si të tilla për të shmangur përgjegjësitë e humbësve kronikë dhe për t’u konformuar me një rregull të importuar sipas të cilit pastrimi vjen me votë. 

Edhe një dorë e fundit për të Ngririn...

Postuar në 22 Korrik, 2017 12:36

Lulzim Basha ka marrë sot edhe një ndihmë të fundit nga Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, akt ky i kuptueshëm, por të cilit nuk i ka munguar edhe një prononcim: 

Direktiva e kumbarit të pazarit të 18 majit, tri ditë përpara zgjedhjeve në PD

Postuar në 19 Korrik, 2017 09:37

Dalja e djeshme në Zërin e Amerikës e zyrtarit amerikan Brian Hoyt Yee u ka rikujtuar palëve në Tiranë marrëveshjen e18 majit. Atë marrëveshje ku duket tashmë se amerikanët dhe Yee vetë janë investuar dhe duan që ajo të vazhdojë. Yee ishte I qartë kur tha se:

Në "garë" vetëm për vulën e kryetarit

Postuar në 16 Korrik, 2017 09:53

Kërkesa e Eduart Selamit, kandidat në garën për kryetar të PD-së, për publikimin e listave të anëtarësisë së saj, është rrëzuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike. 

Për çfarë morali mund të flasë Lulzim Basha?

Postuar në 13 Korrik, 2017 10:52

Lulzim Bashës po i bie çatia e shtëpisë e megjithatë vazhdon të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke bërë opozitarin e thekur përpara një audience që është duke parë se si e trajtoi dhe e trajton personazhi në fjalë demokracinë dhe besimin e njerëzve. Në rolin e një opozitari që ka dalë i zhdëpur nga një testim mbarëpopullor siç ishte vota e 25 qershorit, Lulzim Basha po u flet shqiptarëve për moral dhe qëndresë përballë një shumice të kapur nga krimi dhe droga.  

Pages

Subscribe to RSS - Basha