Pa bosht!

Postuar në 14 Shtator, 2017 16:02

Lulzim Basha më e pakta duhet të kishte hapur krahun pas humbjes katastrofike në zgjedhje, por operoi me standardin që ai përfaqëson në politikë, atë të kurdisjes automatike për t’u ikur përgjegjësive dhe për të justifikuar me interpretime kontraverse dyshemenë ku shtriu opozitën në zgjedhjet e fundit.

Doli publikisht dhe mbrojti autorësinë e listës së deputetëve, por tani që i kërkohet nga ish-kryetari i tij të japë shpjegime mbi kriteret të cilat përzgjodhi deputetët e ardhshëm, flet për procese të brendshme dhe të jashtme dhe një debat që u shërben interesave individuale.

“Të tjerat janë çështje që na takojnë si Parti Demokratike, i diskutojmë brenda Partisë Demokratike, sigurisht me transparencë maksimale para medias dhe qytetarëve. Një gjë është e sigurtë, Partia Demokratike nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara, për t’u bashkuar me qytetarët, për t’u ofruar më të mirën dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, por po kështu të vërtetë dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo interesave individuale të askujt, as të miat individuale, dhe të askujt tjetër"-deklaroi kryetari i PD-së.

Del garant i transparencës dhe demokracisë së brendshme, një njeri  që i është shmangur llogaridhënies jo vetëm për punë partiake, por nuk pati kurajon të garonte si i barabartë në ato që u quajtën si zgjedhje për kryetarin e Partisë Demokratike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.