Opozita shpall opozitën

Postuar në 08 Shtator, 2017 20:31

Minus 200 mijë vota e lanë sërish PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha sërish në opozitë, më të dobët në numra dhe me të njëjtin enturazh në ballinën e forcës që vazhdon të mbajë flamurin e antikomunizmit përveç të tjerave që dalin rrugës.

Një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lulzim Basha doli për të na kujtuar se mban ekskluzivitetin e opozitës, të cilin e pretendon edhe Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi. Shumë domethënëse është fjala e Lulzim Bashës se do bëjë opozitarin derisa shqiptarët ta votojnë për të bërë kryeministrin.

“Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën derisa shqiptarë të na besojnë me votë drejtimin e vendit”-tha Lulzim Basha  nga mbledhja e grupit të PD-së që propozoi si kryetar Edmond Spaho, shumë aktiv në fejsbuk me propozime novatore për sistemin zgjedhor, ku spikat ai që votimi të bëhet si shërbimi i detyrueshëm ushtarak dikur.

Opozita që do bëjë opozitën sipas Lulzim Bashës do bazohet te morali, përveçse do jetë alternativë qeverisëse. “Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike por edhe alternative morale. Ne do të jemi shembulli i ndershmërisë, i thjeshtësisë, i përgjegjshmërisë dhe i ndjeshmërisë ndaj njerëzve”- u tha Basha deputetëve të rinj e të vjetër që do mbushin për katër vjet sallën e parlamentit të Shqipërisë për të luftuar krimin, korrupsionin dhe autokracinë e Edi Ramës.  

Comments

Submitted by Soll Lili (not verified) on

Ne jemi shembulli i ndershmerise...,ahaa.Prandaj te braktisen 200000 o matrapaz flamuresh,perfshi dhe ate Shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.