Nën rrogozin e një marrëveshjeje të "vdekur"

Postuar në 18 Shtator, 2017 09:46

Lulzim Basha deklaroi para pak ditësh se marrëveshja mes tij dhe Erdi Ramës ka rënë, por lëvizjet e fundit tregojnë se përtej retorikës politike për të treguar një distancë mes të dyve, nën rrogoz punët duket se po shkojnë vaj.
Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit maxhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale, një prej çështjeve ku Edi Rama dhe Lulzim Basha mendohet se kanë rënë dakord që me marrëveshjen e 18 Majit.
Sipas Gazetës Panorama, demokratët kanë tashmë projektin e tyre politik, të cilin do ta ofrojnë si propozim në komisionin Ad-Hoc, që do të krijohet në Kuvend. Burime nga selia blu, sqarojnë se demokratët do të propozojnë një sistem maxhoritar të pastër, por duke propozuar rritjen e pragut elektoral që do të sjellë forca politike në Parlament. Propozimi i demokratëve parashikon krijimin e 100 zonave elektorale, të cilat do të ketë përfaqësuesin e tyre në Parlament.

Edhe socialistët do të vijnë me ndryshimet e tyre në parlament, një prej të cilave parashikon edhe votimin e emigrantëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja me Ramën është “e vdekur”, por nëse ai do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, PD do të angazhohet që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.