pd

PD-LSI kërkojnë kokën e Ramës

Postuar në 18 Tetor, 2017 15:22

PD dhe LSI kanë hyrë qartazi në një aleancë të konfirmuar politke, duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas çështjes Tahiri dhe dosjes Habilaj. Tashmë me një kërkesë të zyrtarizuar për largimin e kryemiistrit Rama, pas një tryeze që themeloi Frontin e ri opozitar.
"Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Është i njëjti personazh!

Postuar në 05 Tetor, 2017 20:26

Partia Demokratike dha një tjetër shfaqje donkishoteske mesa duket nga nevoja për të konfirmuar veten si opozitë dhe kryetarin si lider. Por ajo që prodhoi ishte deklarata manekine e kryetarit të saj, Lulzim Basha që i bëri thirrje popullit të marrë në dorë fatet e parlamentit.

 Në thelb shumë zhurmë për asgjë nga i njëjti njeri që bërtiste dhe ulëriste në çadër duke kërkuar që njerëzit të çoheshin për të shpuar gomat e zyrtarëve, ndërsa më pas i hodhi krahun kryeministrit dhe firmosën një marrëveshje që mbetet pazar për aq kohë sa nuk bëhet publike.

Grupimi Patozi zyrtarizon platformën për reformimin e PD-së

Postuar në 03 Tetor, 2017 20:48

Grupimi i njohur ndryshe edhe si Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka dalë me një platformë konkrete, ku propozon ripërsëritjen e zgjedhjeve në PD si e vetmja rrugë për bashkimin e saj dhe kthimin më vonë në forcë fituese të zgjedhjeve.

Bie në sy mungesa në listën e firmëtarëve e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, dy prej figurave që kanë kritikuar po ashtu lidershipin e Bashës, por nuk i janë bashkuar grupimit Patozi.

Palaçollëku i PD-së/Pas katër vjetësh kërkon arrestimin e...Mimi Kodhelit

Postuar në 03 Tetor, 2017 11:18

Sot gazeta zyrtare e Partisë Demokratike ka në faqen e parë një titull – thirrje për arrestimin e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo akuzohet për aferën e radarëve të ushtrisë që sipas PD-së, kanë shërbyer për të mbuluar trafikun e drogës, ndërkohë që firma përkatëse ka vijuar të paguhet.

Secili me hallin e vet në PD

Postuar në 29 Shtator, 2017 20:33

Partia Demokratike doli nga zgjedhjet e 25 qershorit me 200 mijë vota minus dhe duket se halli i vetëm që ka është të mbetet në lojën e pushtetit, qoftë edhe duke mbajtur qoshen e opozitës. Ajo që kuptohet është se qëndrimet nuk nisen nga premisa demokratike për të vendosur një raport sa më të drejtë të përfaqësimit opozitar në parlament, por nga llogari personale që nisin nga kryetari dhe dhe përfundojnë  deri tek enturazhi që hyri qoftë edhe rastësisht në politikë.

Pro fraksioneve, por të tilla nuk ka

Postuar në 26 Shtator, 2017 08:23

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka dhënë dje një përgjigje për çështjen e fraksioneve. Ndonëse natën e mbledhjes së kryesisë ai deklaroi para gazetarëve se “sa të jem unë në PD, nuk do të ketë fraksione”, mbrëmë ai u shfaq më i “aryseshëm” në refuzimin e tij. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, ai tha:

Tripolariteti në PD

Postuar në 23 Shtator, 2017 21:42

Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse shohim ecurinë e zhvillimeve politike brenda saj që nga Marrëveshja e 18 majit, mund të thuhet se kjo parti është fraksionuar sot në tre pole: i pari është poli i kryetarit aktual Lulëzim Basha, që mund të konsiderohet se ka konsoliduar një klan të vetin dhe kontrollon pjesën më të madhe të struktuve të partisë. 

Rrafshnalta e llumit

Postuar në 23 Shtator, 2017 16:30

Për të shkruar këtë tekst jam menduar me dhjetra herë, por gjithmonë jam tërhequr në momentin e fundit; sepse kur ngjarjet janë në zhvillim e sipër, me shumë mundësi ndodhë të përfshihesh emocionalisht, duke gabuar në thelbin e vlerësimit. Për më tepër kur vet protoganistët e zhvillimeve politike i ka përfshirë kaosi dhe nuk janë në gjendje të orientohen në mjegullën që është shpërndarë në krejt hapësirën opozitare.

Privatizimi i vulës së një partie

Postuar në 22 Shtator, 2017 08:58

Nga mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së, mbetet si lajm vetëm njoftimi i kryetarit me vulë Lulëzim Basha, në pronconcimin për gazetarët: 

Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat që të punojë për qëllimin e përbashkët. Është qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.

Pages

Subscribe to RSS - pd