Rrjedhja e PD-së!

Postuar në 10 Shtator, 2017 11:33

Të gjithë janë në kërkim të dy votave që dezertuan nga ushtria e deputetëve të Lulzim Bashës dhe shkuan në koshin e Gramoz Ruçit, i anatemuar nga PD si shembulltyra e ish-nomenklaturës komuniste, me duar të lyera me gjak. Gjylja plasi dhe tashmë enigma është se kush gjuajti me top Shtëpinë Politike të Sali Berishës në konakun e të cilit është mëkëmbësi i gjalmit, Lulzim Basha.  

Vota pro Gramoz Ruçit diskretiton PD-në dhe dyshen që qëndron në krye të çifligut të ashtuquajtur opozitë demokratike. Pati shumë interpretime sidomos nga njerëz brenda, afër apo jashtë PD-së për një skemë manipulimi apo për deputetë të shitur. Respublica e paralajmëroi që në këtë legjislaturë të parlamentit nuk do mungonte teatri dhe premiera ishte më teatrale nga sa pritej.

Domethenës është qëndrimi i linjës zyrtare të PD-së-së. Jo, rreth Lulit nuk ka tradhëti burra, është më e thjeshtë se kaq. Kjo ishte loja! Ose më saktë kurthi që PD kishte ngritur për të diskretituar Edi Ramën si manipulues zgjedhjesh dhe proceduras. Kështu shpjegohet në një editorial politik të gazetës zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike. Ja se çfarë thotë gazeta: 
"Ky ka qenë një rreng i vogël politik i PD. Demokratët kanë dashur t’u tregojnë edhe një herë tjetër shqiptarëve se si mund të administrojë një proces të thjeshtë votimi dhe publik Partia Socialiste. Dje u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i votave për Ruçin. Kjo i ka interesuar Ramës dhe nuk e ka pasur problem që në një komision të kontrolluar prej tij të shtojë dy vota më shumë për të kaluar barrën e përgjegjësisë me këtë manipulim edhe tek demokratët. Gjithçka ka qenë e qëllimshme për të spostuar vëmendjen e opinionit nga zgjedhja e një xhelati të diktaturës në krye të Parlamentit tek dy votat e opozitës"-thuhet në shkrim. 

Interpretim brilant e dalë nga një ekspertizë e sofistikuar brenda elitës së PD-së. Më e pakta mund të flitet për rrjedhje politike në një votim ku PD merr pjesë dhe nuk çon njerëz në Komision për arsye që ende nuk i ka shpjeguar. Këtu ka një kundërthënie të madhe, injoron procedurën dhe më pas merr pjesë në votim. Le ta quajmë një rrjedhje të vogël që mund të ndodhë pasi mund të ketë patur deputetë të rinj që nga emocionet kanë bërë edhe lapsuse të tilla me kosto politike gjithsesi. A duhet të suprizohemi nga ky anim majtas i PD-së. Themo se jo, PD ka kohë që ka rrjedhur ose më saktë siç thotë Rilindja Demokratike që bën sikur ka rrjedhur.

Një parti që në 4 vite opozitë fjeti gjumë ose më e shumta iu kundërvu Edi Ramës me konferenca shtypi të Albana Vokshit, Grida Dumës dhe selfie antikanabis të Ervin Salianjit, ndërsa si aksionin më të madh opozitar kishte çadrën e lirisë, nga ku Lulzimi doli dhe bëri të fejuarin e atij që kishte urdhëruar t'i shponin gomat e t'i thyenin xhamat.

Luli e mbylli me Happy End sakrificën 90 ditore në çadër dhe nga njëra ditë në tjetrën vendi iu kthye normalitetit. Më pas dihet teatri i justifikimit për humbjen në zgjedhje dhe komedia e garës që legjitimoi Bashën në krye të Partisë Demokratike. Çka do të rrjedhë më pas në këtë parti dhe nga kjo parti është në rrjedhën normale të daljes nga binarët prej kohësh. 

l.mitro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.