Shpipëri Hesapi

Saranda e njëmijë e një depozitave. Aty ku shurra konkuron denjësisht presionin e rubinetit

Postuar në 18 Gusht, 2019 08:34

 

Jemi në rrugën “Abedin Dino” në Sarandë. Për atë që ka jetuar aty e di shumë mirë se çfarë do të thotë ujë me orar. Jo tani, por qysh në kohët kur Saranda propagandohej si vitrina e Shqipërisë sonë të dashur socialiste. 
Saranda është nga ato vende ku nuk të bëhet ta hapësh televizorin. Ku Tirana të duket si një vend tjetër, i ndryshëm, i largët, si pas një dogane të cilën e kalon për herë të parë. 

Krahas shqiponjës dhe qeleshes, Radha është pjesë e identitetit

Postuar në 16 Gusht, 2019 16:31

Sali Berisha e quajti të vetn qeveri të shërbimeve dhe shërbesave. Por teksa Shqipëria hynte në epokën dixhitale, uji me orar p.sh mbeti një standard i pakonkurueshëm. 

Zoti Rama qeveris me goditje dënimi ose penallti, pra me gjuajtje maksimaliste apo të sigurta. Ai ka edhe një platformë të bashkëqeverisjes. Shifrat e përcjellë janë përherë optimiste, por e vërteta qëndron ndryshe edhe për shërbimet më bazike.

Fjalët e Bablokut i merr era. Të paktën në Ksamil

Postuar në 09 Gusht, 2019 16:18

Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve publike  të zaptuara nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe. Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapësirat e zaptuara publike në plazh, në TemA Tv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapësirave publike, dhe jo vetëm. 

Në Tiranë ngrihet memoriali për të vrarët e grushtit të shtetit në Turqi

Postuar në 08 Gusht, 2019 23:25

Në Tiranë është ngritur së fundmi një memorial për viktimat e atij që quhet si grusht i shtetit i 15 korrikut 2016 në Turqi. Lajmi është shmangur nga Bashkia e Tiranës e cila është përfaqësuar aty me zv.kryetarin Arbian Mazniku, krushku shumëpëdrorimësh i adeteve ku nuk duhet nxjerrë fytyra, dhe është dhënë në fakt nga ambasada turke në Tiranë.

Edhe Ura Vajgurore shpallet destinacion turistik!

Postuar në 05 Gusht, 2019 15:27

Agjencia Telegrafike Shqiptare jep një lajm që të bën optimist se pushteti në këtë vend ecën me parimin e punës edhe në periferi. Bashkia e Urës Vajgurore ka nisur punimet për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit të sheshit në qendër të qytetit, njoftoi kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Memaj, e cila shtoi se sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me pedonalen.

Ky është Presidenti i Shqipërisë! (Video)

Postuar në 03 Gusht, 2019 12:09

Në Shqipëri nuk thuhet kot që politika del nga gjiri i Popullit. Këte shans mund ta ketë nga i pari te i fundit.

Secili mund ta përballojë pa probleme këtë sfidë që duhet thënë se në Shqipëri është kthyer në një sport kombëtar për të shpalosur jo vetëm ambicjet por edhe karakteristikat antropologjike që lidhen me zonën nga vijnë talentet e politikës.

Gënjeshtrën e përditshme dhurona sot!

Postuar në 31 Korrik, 2019 21:50

Shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Facebook: 

Po na vriten vipat...

Postuar në 28 Korrik, 2019 14:17

Mediat raportojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në Jal të Vunoit ka patur përplasje me armë mes dy grupeve. Në fillim grupet janë konfrontuar fizikisht, por pastaj kanë krisur armët dhe për rrjedhojë, siç shkruajnë këto media, “klientët e lokalit VIP” janë futur poshtë tavolinave.

Propaganda e tipit “kanë thënë” e “po them”

Postuar në 27 Korrik, 2019 13:36

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me mesazhet online për shembjen e Teatrit Kombëtar. Si një rrëmihës profesionist kryeministri ka nxjerrë në dritë një qëndrim të aktorit Ndriçim Xhepa që këkon që teatri të rindërtohet. 

Përgjigja e Presidentit për gazetaren nga Përmeti: Avantazhi im është se kam lindur në Skrapar

Postuar në 25 Korrik, 2019 01:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbardhur dje, në një intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin "Tempora", se cili mendon ai se është avantazhi kryesor që ka në politikë. Teksa ka pranuar gabimet dhe mangësitë që ia zënë shpesh në gojë, zoti Meta tha:

Avantazhi im është se kam lindur në Skrapar

Aty për aty gazetarja ka replikuar duke thënë se është nga Përmeti dhe se edhe Përmeti nuk është keq si avantazh.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi