Fjalët e Bablokut i merr era. Të paktën në Ksamil

Postuar në 09 Gusht, 2019 16:18

Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve publike  të zaptuara nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe. Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapësirat e zaptuara publike në plazh, në TemA Tv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapësirave publike, dhe jo vetëm. 

Përmes këtyre pamjeve, pushuesit dëshmojnë që jo vetëm nuk janë liruar hapësirat publike në plazhin e Ksamilit, por janë devijuar nga plazhi në parking privat, kurse pushuesi për një çadër e dy shezlong duhet të paguaj 1000 lekë, pa asnjë kupon tatimor të dëshmuar. Pos tjerash, pushuesi nuk ka hapësirë të dedikuar për zhveshje apo banjo, ndërkohë që për vrojtuesit në plazhe, as që bëhet fjalë. 

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.