Propaganda e tipit “kanë thënë” e “po them”

Postuar në 27 Korrik, 2019 13:36

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me mesazhet online për shembjen e Teatrit Kombëtar. Si një rrëmihës profesionist kryeministri ka nxjerrë në dritë një qëndrim të aktorit Ndriçim Xhepa që këkon që teatri të rindërtohet. 

Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar.  Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! 
Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë.
Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar

shkruan z. Rama. 

Një përpjekje për të izoluar një protestë me instrumentalizimin e qëndrimeve të ndryshme të aktorëve të ndryshëm për një godinë për të cilën pranojnë të gjithë se nuk mund të lihet në ato kushte. Pasinqeriteti i z. Rama nuk njeh kufij dhe bashkohet me paturpësinë nisur nga fakti se debati i tij i fillimit të viteve ‘2000 me aktorët e TK-së është përcjellë gjerësisht. Rikonstruksion, jo prishje për hir të kullave. Kaq e kuptojnë të gjithë. Për kujtesë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.