Shpipëri Hesapi

Droga, patentë (pu)shtetërore e Republikës së Shqipërisë

Postuar në 05 Gusht, 2017 10:42

Zëri i Amerikës raporton sot për një rritje të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Media në fjalë, e imunizuar ndaj rromuzeve të sforcuara dhe nga halli të qeverisë në Tiranë, i referohet raporteve të Antidrogës italiane që “bllokoi gjatë muajit qershor rreth 6 tonë lëndë narkotike kanabis”. Shkruan ZA: 

Modeli Veliaj në Bashkinë e Kamzës: S’ka pushime për Xhelal Mziun

Postuar në 03 Gusht, 2017 17:39

Bashkia e Kamzës ka shpërndarë të enjten një njoftim me titullin: Kamëz, s’ka pushime për Xhelal Mziun, vazhdon në krye të punëve, inspekton punimet në infrastrukturën rrugore. Më tej thuhet se “pas inspektimeve në rrugën “Elez Isufi” në lagjen nr. 1 Bathore, një rrugë me të gjitha standardet, kryebashkiaku Mziu ka vijuar turin e inspektimeve në të tjera investime të Bashkisë, që vijojnë të realizohen ditë pas dite, edhe pse është sezon veror dhe temperatura maksimale”.

Flet për Tiranën, poston foto nga kontinent tjetër – emri: Erjon Veliaj

Postuar në 03 Gusht, 2017 13:55

Edi Rama na thotë mirëmëngjes. Por edhe Erjon Veliaj e ka nisur këtë zanat. Të dy harrojnë të na thonë natën e mirë, por të paktën na kënaqin sytë me foto të bukura. Vetëm se Veliaj, nga ëndrrat që ka për Tiranën, ndodh që ta ngatërrojë me ndonjë vend tjetër. Të paktën këtë vërejtje ja bëjnë në Facebook me një foto që ai e di në Tiranë, ndërkohë që siç duket është në një kontinent tjetër. Sigurisht që po të klikoni linkun që ju çon në profilin e Veliajt, ku ishte postuar foto, ajo nuk ekziston më.  Sepse që Tirana të bëhet SHBA duhet edhe një mandat tjetër…

Perla e Ballkanit/Në Ksamil ishte aksident, në Gjirokastër derdhja e ujërave të zeza në Drino është zgjidhja

Postuar në 27 Korrik, 2017 15:08

Pas rastit të djeshëm në Ksamil, ku ujërat e zeza dolën si përrua në plazh, pati disa reagime. U dërguan forca të ushtrisë etj., për të bërë pastrimin, ndërkohë që sot ka nisur në sazet mediatike kënga e njohur e “Shqipërisë një perlë e Ballkanit”. Mirëpo nëse ajo e Ksamilit ishte një aksident që provon paaftësinë e strukturave, rasti I lumit Drino në Gjirokastër është shenjë e dritshkurtësisë dhe papërgjegjshmërisë.

Ksamil, ujërat e zeza vërshojnë drejt plazhit(video)

Postuar në 26 Korrik, 2017 14:15

Një video nga Ksamili tregon shpërthimin e ujërave të zeza(duken të kuqe në fakt) drejt plazhit. Një autorioni kjo për atë debatin për cilësinë e ujit dhe të ashtuquajturat përmirësime në vitin 2016 e cila i bashkohet vdekjeve të ndryshme në plazhe për shkak të mungesës së rojeve. Mrekullia shqiptare siç e quajnë sazexhinjtë e pushtetit shfaq kështu edhe mrekullinë e paaftësisë, pasi emër tjetër nuk ka kjo që ndodh.

Gjergj Leka njofton se së shpejti del në treg kënga "Baxhella" - teksti

Postuar në 25 Korrik, 2017 09:49

Artan Lame natyralizohet si drejtor i Rilindjes: Fajin e kanë ata poshtë

Postuar në 20 Korrik, 2017 19:43

Shikojeni këtë video prononcim të z. Artan Lame. Ajo është shpërndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, si shembulli sesi do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk shërbejnë për popullin. Lame, që tërheq nga mbrapa këmborën mediatike të intelektualit, të befason kur e sheh të transformuar verbalisht – pasi karakterin nuk ja njeh kush – në një nëpunës shembullor, nga ata që marrin formën e enës së autoritetit.

Kredia nuk dha prodhim/Çfarë po ndodh me fermerët e bostanit në Lushnjë?

Postuar në 20 Korrik, 2017 12:26

Raportimi i një aksidenti në Librazhd

Postuar në 19 Korrik, 2017 19:28

Portali Info Elbasani përcjell  një lajm mbi një aksident në zonën e Librazhdit.  Po e pasqyrojmë raportimin siç është për të kuptuar jo vetëm natyrën e aksidentin, por edhe mënyrën si është përcjellë.

.......

Poshtë realitetit të pushtetit

Postuar në 18 Korrik, 2017 12:42

Regjistruar nga Elsie në vitin 2012 në Libohovë. Klikoni për ta dëgjuar:

Recording 184 - Albanian Dialects | Robert Elsie

Tosk Albanian, northern Tosk subdialect, western variant, from the region of Gjirokastra | Albania: District of Gjirokastra, village of Libohova

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi