Shpipëri Hesapi

Serioze/Shqipëria zbulon dy agjentë rusë

Postuar në 26 Mars, 2018 16:39

ResPublica e paralajmëroi se Shqipëria do të ndiqte praktikën e diplomacisë së lëpirjes zyrtare duke dëbuar diplomatët rusë. Sot Ministria e Jashtme, njofton se i është komunikuar ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin kërkesa verbale për shpalljen non grata të dy personave pjesë e stafit të ambasadës për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin diplomatik”. 

"Taksa" e padeklaruar me emrin LSI

Postuar në 25 Mars, 2018 19:34

Sot përfaqësues të opozitës kanë bërë zhurmë rreth vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin e çdo automjeti në aksin Durrës-Kukës. PD-ja dhe LSI-ja kaë folur për grabitje dhe taksë ndaj marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar se modelin e taksimit e ka iniciuar së pari PD-ja që në vitin 2011, por sipas tij kjo do të ndodhte sipas dy kushteve: kur qytetarët të kenë alternativa kalimi pa pagesë dhe duke hequr taksën e qarkullimit. Sipas tij mjafton kjo e fundit madje që rruga në fjalë të mirëmbahet.

Opinioni është i Imi dhe lajmi jam Unë...

Postuar në 23 Mars, 2018 18:21

Këto ditë në Tiranë ishte ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, një njeri i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Padyshim që një vizitë e tillë ka rëndësinë e vet të pamohueshme, sikurse ka rëndësi edhe për median dhe opinionin një intervistë me këtë personalitet. Dhe intervista u realizua në fakt nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Një njeri si Giuliani ka shumë për të thënë dhe prej tij ka shumë çështje për të cilat ai mund të sqarojë opinionin shqiptar edhe për vendime të politikës për të cilat nuk flet askush.

Kreu i Emergjencave: Të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme në Shkodër. Zv.kryeministrja: Nuk është e nevojshme

Postuar në 21 Mars, 2018 14:56

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaron se qeveria nuk do të shpallë emergjencën civile për Shkodrën, por do të shtojë forcat dhe ndihmat. Ky qëndrim i zyrtares së lartë me origjinë nga Shkodra hedh poshtë propozimin e kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i cili kërkoi shpalljen pjesshme  të gjendjes së emergjencës.

TemaTv

Përfundon ndërtimi i bar-kafe-salçiçerisë në mes të Butrintit

Postuar në 17 Mars, 2018 16:00

Pas shumë debateve, përfundon ndërtimi i bar-kafesë në mes të Parkut të Butrintit. Dru dhe xham në objektin që do të menaxhohet nga biznesi privat për pesë vite. Kumbaro thotë se dosja në prokurori është mbyllur, ndërsa arkeologu Ceka e quan aferë korruptive. 

TemaTv 

Jep efektet e para fushata antiruse e PS

Postuar në 16 Mars, 2018 20:02

Mesa duket ka dhënë efektet e para politike fushata antiruse e Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj. Akuzat për lidhje të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj me Kremlinin kanë shkaktuar tërmet politik në Këshillin Bashkiak të Belshit. Duke mos pranuar këtë situatë 3 këshilltarë të LSI, 1 i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar i janë bashkuar  PS-së.

Në një deklaratë për shtyp këshilltarët  u shprehen  se kur garuan për LSI ata ishin të bindur në  se koalicioni i Ilir Metës ne Berishën në 2009 ishte thjesht një gabim rastësor, që ishte harruar e nuk do të përseritej më kurrë.

Arrestimi i Ahmet Muçës dhe arrestimi i klientëve të prostitutave…ilegale!!!

Postuar në 06 Mars, 2018 14:11

Sot u bë publik lajmi se është arrestuar Ahmet Muça, personi që ka patur nën adminstrim universitetin “Kristal”. Muça u ndalua se jepte diploma për 2500 euro edhe pse në fakt universiteti është mbyllur. Në një shtet si ky që kujdeset, ose më mirë, preokupohet për gjeneratën tjetër, madje po shpenzon këtë brez për të ardhmen, ky arrestim duhet përshëndetur. 

Madje kjo është ndërhyrja që duam në një treg liberal diplomash letër bakalli që gjithësesi paskan akoma myshterinj. 

Shqipja e Samir Manes dhe shqipja e Ilir Metës

Postuar në 03 Mars, 2018 12:24

Kush nuk e ka parë debatin televiziv në Top-Channel mes biznesmenit Samir Mane dhe dy gazetarëve, Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, nuk është keq t’i hedhë një sy. 
Jo vetëm për kompozimin anormal të diskutimit – një moderator - një biznesmen – një analist që ndjek modën “ideologjike” të të varfërve, por edhe për faktin konvencional të guhës së përdorur aty. 

Veliaj, versioni i paanimuar i Xha Agros

Postuar në 02 Mars, 2018 22:59

Ndodhi edhe kjo! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë rolin e një agjenti të AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural), duke u sqaruar fermerëve procedurën që duhet të ndjekin për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë. Merita e tij në këtë rast duhet kërkuar  vetëm tek shpjegimi sesi Ministria e Bujqësisë jep lekë falas, pasi nisma është qeveritare dhe nuk ka të bëjë me bashkinë.

Video/Akuza për vrasje dhe bashkëpunim me bandat mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha

Postuar në 26 Shkurt, 2018 23:30

Konflikti mes gazetarit dhe ish-kryeministrit është zhvilluar në emisionin "Studio e Hapur" në News24.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi