Shpipëri Hesapi

Pylli i padepërtueshëm i Bashkisë së Tiranës

Postuar në 07 Korrik, 2018 13:12

Më 22 prill të këtij viti, në Ditën Kombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi mbylljen e fushatës intensive të kurorëzimit të kryeqytetit me mbjelljen e 120 mijë pemëve. Për disa muaj rresht, ai ishte kryelajmi i bashkisë, me kryetarin që udhëhiqte i veshur me uniformë punëtori një fushatë pyllëzimi, ku u përfshinë institucione të tjera, ministri, ushtria, por edhe donatorë të ndryshëm.

Foto/Nga Tirana e kinemave te Tirana moderne e beton-kullave

Postuar në 03 Korrik, 2018 20:00

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë fotomontazhin e mëposhtëm që tregon se çfarë pasojash kanë ndërhyrjet si kjo në Teatrin Kombëtar. Që mund të mos jetë monument kulture si Kinemaja në foto, por e kujton dhe e riprodhon më mirë Tiranën historike. Vetëm nëse ne të gjithë ndoshta jetojmë në një realitet që nuk po dimë të shquajmë vlerat e kësaj ndërtese që ka zëvendësuar Kinemanë, vlera të cilat mund të rroken nga pamja vetëm për nga shifrat me gjashtë zero. 

Ka ndonjë detyrim për ndjesë Ministrja e Kulturës për lajmin e rremë të firmës së Manit?

Postuar në 28 Qershor, 2018 13:26

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehur gëzim dje në Facebook - mediumi ku ajo preferon të flasë e ku siç mund të shihet nuk e begenis shumë njeri - për firmën e 65 artistëve, me një status që e niste me emrin e Pirro Manit. Por sot, kur z. Mani, ka përgënjeshtruar këtë fakt, znj. Kumbaro ndoshta duhet të kërkojë një ndjesë, sepse ndoshta pa ditur dhe padashur u bë pjesë e një lajmi të rremë.

Foto/Përmbytet edhe Biblioteka Kombëtare

Postuar në 25 Qershor, 2018 14:36

Për të dytën here brenda 15 muajve Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri në fund të Qershorit në përpjekje për të rikuperuar gjithë materialet e dëmtuara dhe përllogaritjen e dëmit të shkaktuar nga vërshimi ujit në katet e nëndheshme të saj.

Të dhënat flasin për 12 mijë njësi me libra revista dhe gazeta të lagura nga uji. Në hapësirën depozituese të koleksioneve bibliotekare e prekur nga përmbytja ishin kryesisht tekste shkollore dhe botime të 15 viteve të fundit.

Ku ishe ti Superman?(video)

Postuar në 25 Qershor, 2018 09:46

Ajo që ndodhi me Bashkinë e Tiranës në këto dy ditë, institucionin kampion të vetëpromovimit, dëshmon se fasada, sado e punuar mirë të jetë, mbetet e hollë dhe e zhbëshme.

Videoja e mëposhtme, i shtohet si provë e mëtejshme, skandalit të përmbytjes së Bashkisë, ku janë përfshirë dokumente të shumta, që menaxhohen sikur të jenë në mjediset e një lavanterie, apo pastrimi kimik.

Përmbytja i nxjerr benevrekët Bashkisë së Tiranës

Postuar në 23 Qershor, 2018 18:01

Tirana ka një kryebashkiak që po të varë në gjoks medaljet dhe çmimet që i kanë dhënë vërdallë, mund të duket si ata veteranët sovjetikë që dikur mbushin paradat në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike. Vetëm se lufta më e madhe e z. Veliaj është me transparencën, për të cilën çuditërisht ka marrë çmim nga ambasada suedeze.

Video/Ca pika shiu ranë mbi 12 milionë euro

Postuar në 23 Qershor, 2018 00:51

Shiu i Tiranës ka përmbytur dje edhe sheshin "Skënderbej", një "vepër" me të cilën Bashkia krenohet shumë dhe merr edhe çmime. Ndoshta një kanal më shumë do të hapet në të ardhmen...

Duan që të keqkuptohen

Postuar në 20 Qershor, 2018 14:22

Sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë është detyruar të publikojë atë që e quan një sqarim për prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, i cili ka thënë për ADF-në gjermane se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 600 mijë emigrantë.  Ministria thotë se lajmi ka nxjerrë deklaratën nga konteksti duke ofruar me këtë rast edhe sqqarimin e vet:

Të fshihesh pas gishtit, roli më i realizuar i artistëve të oborrit

Postuar në 14 Qershor, 2018 14:17

Takimi i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj  me përfaqësinë e aktorëve dhe artistëve ka evidentuar se brenda komunitetit të këtyre të fundit ka dy qëndrime. Njëra palë është shprehur publikisht kundër prishjes së godinës ekzistuese, qëndrim që në thelb bashkohet me kauzën e frenimit të kullave që po përgatitet të ngrihen në atë zonë, e që në fakt janë projekti real i qeverisë.

Para publike drejt televizioneve private. Pritet dyfishimi i tarifës aktuale për aparatin televiziv

Postuar në 13 Qershor, 2018 12:00

Është zbardhur projektligji që synon transferimin e një pjese të të ardhurave nga tarifa e aparatit televiziv drejt televizioneve private. Akti që është i paprecedentë, vendos kushte favorizimi financiar për operatorë privatë duke e bërë këtë me para publike. Sipas projekvendimt që sugjeron amendim të ligjit “Për mediat audiovizive” parashikohet krijimi i Fondit të Transmetimit që do të ndajë paranë e dhënë nga qytetarët në masën 70$% për RTSh-në dhe pjesën tjetër për operatorët privatë.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi