Ka ndonjë detyrim për ndjesë Ministrja e Kulturës për lajmin e rremë të firmës së Manit?

Postuar në 28 Qershor, 2018 13:26

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehur gëzim dje në Facebook - mediumi ku ajo preferon të flasë e ku siç mund të shihet nuk e begenis shumë njeri - për firmën e 65 artistëve, me një status që e niste me emrin e Pirro Manit. Por sot, kur z. Mani, ka përgënjeshtruar këtë fakt, znj. Kumbaro ndoshta duhet të kërkojë një ndjesë, sepse ndoshta pa ditur dhe padashur u bë pjesë e një lajmi të rremë. Sigurisht, ndjesa është çëstje personale, por thjesht duhet kujtuar edhe si detyrim ndaj një titullari që po firmos një projekt të cilin ka lënë ta çojnë para ata të cilëve Kumbaro thjesht u shërben me heshtje. Përndryshe si të shpjegohet ky qëndrim i një ministri që po lë të kalojnë gjëra që kanë trazuar jetën publike? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.